26-vjeçari përdhunon një vajzë në Tiranë/ Bashkë me të në pranga edhe shoku i saj, ja arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 26-vjeçar është ndaluar pasi ka kryer marrëdhënie me dhunë me një 25-vjeçare.

Ndërkohë shoku i 25-vjeçares i ka kërkuar një shumë para autorit që të mos e kallëzonte në Polici.

Edhe ky i fundit ka përfunduar i ndaluar bashkë me autorin.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 6, gjatë kontrollit të mjetit, për të cilin ky shtetas nuk dispononte leje drejtimi, iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një mjet prerës (thikë).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë ndalimi i shtetasit U. Sh., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur E. P., 17 vjeç, me masë “Detyrim paraqitjeje” tek shërbimi i provës, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit Sh. P.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë ndalimi i shtetasve: E. B., 26 vjeç dhe G. D., 37 vjeç. Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi shtetasi E. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 25-vjeçare, ndërsa shtetasi G. D. (shok me 25-vjeçaren) i ka kërkuar një shumë parash shtetasit E. B., që 25-vjeçarja të mos kallëzonte ngjarjen.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Gj., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Lexo edhe :  UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, pritet miratimi

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Xh. S., 52 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

M., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Kontroll në Burgun e Durrësit, gjenden 10 celularë që përdoreshin nga të izoluarit

Një kontroll i befasishëm është ushtruar orët e fundit në Burgun e Durrësit, në qelitë të të izoluarve. Paraprakisht informohet...

Palët nuk ndryshojnë qendrim/ Dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të enjten – për herë të 23-të radhazi – ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë...

Kryemadhi për humbjen e Metës: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk është as e Monikës dhe...

Kot lodheni

Nga Artur Ajazi Humbja e Partisë Demokratike në 11 Maj, ka nxjerrë sërish në diskutim “largimin“ e Sali Berishës. Mblidhen analistë, politikanë, fitues dhe humbës,...

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias!

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash. Ai e cilësoi parlamentin si një...

Lajme të tjera

Web TV