Berisha në Parlament? Yuri Kim mesazh të qartë Bashës: Mos hani bar për hir të interesave personale të një personi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë dhe të prerë menjëherë pas takimit me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, duke nënkuptuar se Sali Berisha nuk duhet të jetë pjesë e parlamentit në shtator.

Kim tha se e vlerëson rolin që Partia Demokratike ka luajtur për nxjerrjen e Shqipërisë nga regjimi komunist, por shtoi se: “Do të ishte një ironi historike nëse Partia do të duhej të hante bar për hir të një deputeti të saj”.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur non-grata nga SHBA-të për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ai nuk është pajtuar me këtë vendin duke thënë se do të kërkojë të drejtën në një gjykatë franceze.

Deklarata e Ambasadores Kim:

Pata një diskutim shumë të mirë me kryetarin e PD, Lulzim Basha

Isha në vijim të takimit që ne kemi pasur me zv.sekretarin e shtetit në Tiranë. Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe për rolin e rëndësishëm që PD ka patur në vendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe për rëndësisnë që Shqipëria të vazhdojë të qëndrojë në shtegun e BE.

Nuk ka asnjë dyshim që roli që PD ka luajtur është i pazëvendësueshmë dhe i domosdoshëm dhe është lajm i mirë që PD do të kthehet në parlament në shtator.

E dimë që PD dhe të tjerë kanë shqetësime me zgjedhjet e 25 prillit dhe këto shqetësime janë pasqyruar në raportin e ODIHR. Është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme që të adresohen rekomandimet. SHBA do të vijojë mbështetjen në këtë drejtim.

PD do të rikthehet në Kuvend dhe është e rëndësishme që PS të ngrihet mbi interesat e saj partiake. Kryetarët e Partive të sigurohen që kur të hyjnë në parlament të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. Do të jetë e rëndësishme që PD të mendojë për këtë çështje. Dhe sikurse e kam përmendur më parë PD ka luajtur një rol të padiskutueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi.

Lexo edhe :  Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Do të ishte një ironi historike nëse Partia do të duhej të hante bar për hir të një deputeti të saj. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë përpara, do të ketë angazhime, shpresoh që të qetësoheni në pushime dhe të ktheheni të freskët për atë që ka e e ardhmja.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV