TIA jep njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët që udhëtojnë drejt Italisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka dhënë njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë duke thënë se duhet të respektojnë vetëkarantimin 5 ditor.

Duke filluar nga data 31 korrik 2021 shtetasit shqiptarë lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë për turizëm (duke bërë 5 ditë vetëkarantinim).

Ju lutem gjeni me poshtë kushtet që duhet të plotësoni:

– të gjithë pasagjerët që fluturojnë nga Shqipëria duhet të paraqesin rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar

– fëmijët nën moshën 6 vjeç NUK kanë nevojë për test PCR.

– personat që qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye TË VËRTETUARA pune ose shëndeti, nuk janë të detyruar të bëjnë karantinë.

– pasagjerët duhet të respektojnë karantinën 5 ditore në Itali në adresën e shkruar në formularin PLF (Passenger Locator Form) ne linkun: https://app.euplf.eu. Gjithashtu formulari duhet të jetë i printuar.

– gjatë plotësimit të formularit PLF, pasagjerët DUHET të zgjedhin: listën e vendeve “D”.

Këto rregulla janë në fuqi deri më datë 30 gusht 2021.

Faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

Të fundit

Urim i veçantë për ditëlindje/ Rama publikon këngën e krijuar me Inteligjencë Artificiale

Në ditën e 61-vjetorit të lindjes së Kryeministrit Edi Rama, Akademia Politike e Partisë Socialiste ka zgjedhur një mënyrë...

Në një epokë krizash ekonomike dhe reagimesh populiste, na nevojitet – Marksizmi

Për t’u çliruar nga sundimtarët tanë teknofeudalë, duhet të mendojmë si Karl Marksi. Korporatat duan të plaçkisin edhe trurin tonë, por ne mund ta...

Zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës?/ Zbardhen detaje nga takimi në selinë rozë

Edi Rama mbërriti paraditen e kësaj të enjteje, në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq për 61...

Rama iu dha ultimatum/ Zbardhen emrat e 21 drejtorëve të dorëhequr të Bashkisë në Vlorë

Pas ultimatumit të dhënë nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të varësisë lokale...

U njohën në shkollën e mesme, dashuria e Diogo Jotës dhe Rute Cardosos nisi në bibliotekë

Diogo Jota (28 vjeç) dhe vëllai i tij, Andre (25 vjeç), humbën jetën tragjikisht të djegur brenda Lamborghinit jeshil në zonën e Zamorës në Spanjë....

Lajme të tjera

Web TV