BE gjobit me qindra miliona Amazon, ja arsyeja

Bashkimi Evropian ka gjobitur kompaninë Amazon me 746 milionë euro për shkelje të ligjeve të bllokut për mbrojtjen e të dhënave. Gjoba është lëshuar dy javë më parë nga rregullatori i privatësisë i Luksemburgut.

Komisioni Kombëtar i Luksemburgut për Mbrojtjen e të Dhënave tha se përpunimi i të dhënave personale nga Amazon nuk ishte në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të BE -së për Mbrojtjen e të Dhënave.

Ajo ka urdhëruar Amazon të rishikojë disa praktika të panjohura biznesi. Amazon, e cila ka selinë e saj evropiane në Luksemburg, mohoi se kishte pasur ndonjë lloj shkelje të rregullave të GDPR. “Ruajtja e sigurisë së informacionit të klientëve tanë dhe besimi i tyre janë përparësitë kryesore.

Nuk ka pasur shkelje të të dhënave dhe asnjë e dhënë e klientit nuk është ekspozuar ndaj ndonjë pale të tretë. Këto fakte janë të padiskutueshme. Ne nuk pajtohemi me vendimin e CNPD dhe kemi ndërmend të apelojmë”, tha një zëdhënës.