Tragjike/ U ndje keq teksa po pushonte, humb jetën turisti në Shëngjin

Një shtetas kosovar ka humbur jetën ditën e sotme në Lezhë.

Burime për mediat bëjnë me dije se rreth orës 13:00, 68 vjeçari me ininciale I.TH, banues në Prizren, është ndjerë keq teksa po pushonte në plazhin e Shëngjinit.

Menjëherë ai është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës ku fatkeqësisht ka humbur dhe jetën.

Dyshimet e para janë se 68 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.