U mbyt pak ditë më parë në lumin Buna, gjendet trupi i pajetë i 13-vjeçares

Është gjetur sot trupi i pajetë i 13-vjeçares që u mbyt pak ditë më parë në ujërat e lumit Buna.

Raportohet se trupi i pajetë është gjetur nga polumbarët e FNSH-së Shkodër në ujërat e lumit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 27 korrikut në afërsi të fshatit Oblikë të Njësisë Administrative Ana e Malit.

Mësohet se mitura me inicialet Z.L, ishte duke u larë në lumë me familjarët e saj.

Burimet thanë se papritur, vajza e vogël ka humbur jetën teksa lahej në lumë.