Plagosje me thikë në Tiranë, një person i shtrirë në mes të rrugës (Detaje)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një plagosje me thikë ka ndodhur sot në Tiranë. Burime për mediat bëjnë me dije se i lënduari ndodhet i shtrirë në tokë, ndërkohë që është njoftuar policia dhe ambulanca.

Nuk dihet shumë për ngjarjen, se kush janë personat e përfshirë në konflikt dhe cili ka qenë shkaku. Pritet të dalin në dritë detaje të reja dhe një njoftim nga autoritetet.

Policia ka rrethuar zonën me shirit dhe vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes.

Tiranë/Informacion paraprak:

Rreth orës 20:45, në bulevardin “Zhan D’ark” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale J. K., rreth 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekut.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gaza

Mbi 100 organizata humanitare dhe të të drejtave të njeriut u bënë thirrje qeverive të ndërmarrin veprime urgjente për...

Erion Veliajt i komunikohen akuzat në paraburgimin e Durrësit

Në burgun e Durrësit, Erion Veliajt i janë komunikuar akuzat “korrupsion pasiv”, “pastrim parash”, “fshehje e mosdeklarim i pasurisë” dhe “futje e sendeve të...

Termometri 43 gradë/ Meteorologu: Vala Afrikane godet Shqipërinë

Vendi ynë, po përballet me ditët më të nxehta të këtij viti, si pasojë e një vale të të nxehtit afrikan që ka përfshirë...

BE i hap rrugë Shqipërisë për grupkapitullin e fundit/ Rama: Shqipëria nuk ndalet

Bashkimi Europian i ka dhënë “dritën jeshile” Shqipërisë për të hapur grupkapitullin e fundit negociues. Bëhet fjalë për grupkapitullin e 5-të që përfshin bujqësinë dhe kohezionin. Qeveria...

1914 – Austro-Hungaria ultimatum Serbisë, ndezet fitili i Luftës së Parë Botërore

Pas atentatit të 28 qershorit 1914 në Sarajevë, ku u vra arkiduka Franz Ferdinand – trashëgimtari i fronit austro-hungarez – dhe bashkëshortja e tij,...

Lajme të tjera

Web TV