Policia spanjolle ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar, pasi është kapur me “shtëpi bari”.
Mediat shkruajnë se shqiptari po kujdesej për 820 bimë narkotike të cilat kishin arritur një lartësi prej 60 cm. Po ashtu, në banesë i janë sekuestruar 203 transformatorë elektrikë, 150 llampa, gjashtë kondicionerë, gjashtë filtra të nxehtësisë, si dhe dy aspiratorë.
Lidhur me këtë “shtëpi bari” policia kishte marrë dhjetëra ankesa për erën e rëndë të kanabisit.
“Era e pagabueshme e marijuanës dhe aktiviteti 24-orësh i makinave të kondicionimit ajror, i shtynë agjentët të hetojnë dhe përcaktojnë se kush qëndron pas plantacionit”, kanë treguar burimet e policisë.