Kur kryeqyteti ishte në zhvillim e sipër, ja si dukej Tirana e viteve 1940

Që pas shpalljes kryeqytet i Shqipërisë, e cila nisi përkohësisht më 11 shkurt të vitit 1920, e që më pas u vendos zyrtarisht më 31 janar 1925, Tirana ka kaluar në etapa të ndryshme transformimi.

Në ditët e sotme Tirana është kthyer në një metropol modern duke qenë qendra dhe qyteti më i zhvilluar i Shqipërisë.

Këtë fazë të evoluimit të saj, Tirana e nisi qysh gjatë Mbretërisë, periudhës së pushtimit nazifashist dhe komunizmit, si dhe në fazën e tranzicionit pas përmbysjes së sistemit diktatorial.

Megjithatë kryeqyteti ka arritur të ruajë edhe trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike, ku sot pjesë e saj janë monumentet e kulturës të kategorive të ndryshme, si xhami, kala, ura, shtëpi karakteristike tiranase, dhe objekte të tjera që mbrohen nga shteti.

Për të gjithë nostalgjikët e Tiranës së vjetër, ne kemi sjellë disa foto të vjetra nga kryeqyteti gjatë viteve 1940.