Sikur Drejtësia të vdiste që sot?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

 

Të gjithë janë sulur për ta vrarë Drejtësinë, të gjithë ‘ata’ domethënë; dhe kjo mund të ndodhë. Po atëherë?…Atëherë do të ktheheshim në pikën zero, ja kaq. Do të festonin mizorët, të korruptuarit, kriminalët, hajdutët e mëdhenj e të vegjël; të tjerët- shumica, as festë as mort. Shenjat e një vdekjeje ende pa lindur, janë dhënë dhe ndodhen sheshit. Le të mos na rrëmbejë etja për Drejtësinë: para kemi një ushtri të tërë. Janë ngritur ushtat e disa komandave të terrorit për të vrarë Drejtësinë. Të gjithë ata që kishin ‘pesha’ në shtetin tonë, të gjithë janë sulur për të vrarë Drejtësinë.

Të parët janë ata që sapo kanë nuhatur se do të goditen nga Drejtësia e Re. Këta kanë jetuar 30 vjet brenda kështjellës së shtetit, aty brenda kanë spiunë, kanë njerëz të paguar, kanë mjete që i njoftojnë se ‘të erdhi radha’. Në këtë radhë hyjnë që nga Presidenti, ish- presidenti, ish- kryeministri dhe ministra si dhe zyrtarë të lartë aktual. Nuk shikoni se sapo nis një ‘stuhi’ nga Drejtësia, menjëherë zbutet cikloni, ose edhe dështon përpjekja. ‘Porta e Vdekjes’, e koduar ‘Gërdec’, nuk u hap dot as nga vetë Drejtësia e Re; autorët e krimit dolën më të fortë edhe se Amerika.

Të dytët që mprehin ushtat e helmëta për të vrarë Drejtësinë, janë vetë gjykatës dhe prokurorë të sistemit të ri, nga ata që u kanë shtënë në dorë përgjegjësinë për të dhënë Drejtësi. Në radhët e atyre që u zgjodhën si ‘më të pastrit’, po shfaqen disa ‘Jago’. Këta jetojnë në tokën e ‘Drejtësisë së Re’, por xhelozë ndaj Otellos tragjik, kur gjykatësit shisnin drejtësinë për miliona. Gjykatësi që i dha të drejtë ‘Gërdecit’ ishte i fundit që u hodh në krahët e ‘Desdemonës’. Ideja se vetëm një trupë amerikane gjyqësori mund të bënte Drejtësi, po merr terren çdo ditë. Krimi ka hyrë aq thellë në tokën e Drejtësisë sonë, sa sot kiameti më i madh është ku të gjesh gjykatës e prokurorë. Nëse edhe dy raste do të kemi si ‘Gërdeci’, atëherë ra e u shemb besimi te Drejtësia.

Lexo edhe :  Operacioni “Opera”, sulmi izraelit që ndaloi një Irak bërthamor

Të tretët janë vetë turmat që, rrugë më rrugë, ‘kërkojnë’ Drejtësi! Një pjesë e tyre i kanë sytë për nga duart e shtetarëve të lartë që kanë vjedhur e grabitur pronën publike; psikoza e turmave është shkatërrimtare për Drejtësinë dhe mund ta rrëzojnë… Pjesa tjetër e turmës janë nga ata që nuk e duan as lodhjen as ligjin; këta e duan lirinë pa ligj. Pjesa e turmës do aq liri sa merr shërbëtori  prej atij që i ka vjedhur djersën dhe gjakun një jetë.

Vjen një ditë që thërrasin “tani qeni është i lirë’. I lirë nga çfarë? Qeni çlirohet nga pleshtat!- kjo është mjaft për ta! Gjithë turma, edhe e medias dhe e politikës, tani po përballen me Amerikën dhe e kërcënojnë ‘larg!’, se ‘nuk ke demokraci!’. Po i thonë Amerikës se ‘ne në Drejtësi ishim!, ti ku ishe?’. -Po ku ishim ne?, a nuk ishim në drejtësi dhe në liri, kohë para Drejtësisë së Re?

Kjo është dilema që ka hutuar dhe tulatur mijëra edhe mes nesh, mes shqiptarëve. Sepse na kanë thënë që pas vitit ’90 se ‘jeni të lirë’. Po sa të lirë? Aq të lirë sa ç’është qeni i lirë nga pleshtat. A nuk ishte kjo një kënaqësi e madhe për qenin që u çlirua prej makthit të gjatë? Sigurisht. Ashtu edhe me popullin shqiptar. Popullit shqiptar, i dënuar të jetonte me tmerrin e diktaturës, me tallona, me luftë klasash, me izolim…, iu tha ‘tash je i lirë’; i lirë të bësh çfarë të duash, të vjedhësh, të vrasësh, të mashtrosh dhe në fund të votosh fuqinë që të la të lirë ‘nga pleshtat’. Qeverisja e pas viteve ’90, edhe pse tha ‘liri’, nuk tha kurrë fjalën ‘ligj’. Demokracia me liri, por pa ligj do të na çonte këtu ku ishim: në kaos, në korrupsion, në krim shtetëror. Qytetarët ishin të lirë ‘pa ligj’, domethënë të lirë vetëm nga ‘pleshtat’.

 

 

 

Të fundit

Debati për burgun e Spaçit, Gonxhja nxjerr fotot pas restaurimit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Blendi Gonxhja ka reaguar pas debateve publike të ditëve të fundit lidhur...

Spaçi/ Berisha: Përpjekje e Edi Ramës për të mbyllur me suva gjëmën e tmerrshme

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte në një konferencë për mediat, ku u ndal mes të tjerash edhe në debatin e fundit në...

Rama publikon pamjet nga Durrësi: Mbërrin kroçera luksoze me 463 turistë gjermanë!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale foto nga mbërritja e kroçerës turistike “MV Deutschland” në Portin e Durrësit, ku në bord ndodheshin 463 pasagjerë,...

Operacioni “Opera”, sulmi izraelit që ndaloi një Irak bërthamor

7 qershor 1981 Një veprim parandalues i befasishëm. Një goditje kirurgjikale. Një mesazh për të gjithë rajonin. Përgatiti: Leonard Veizi Në fund të viteve 1970, Iraku...

Në 1973 raportova lirshëm mbi Izraelin në luftë. Sot, censura e tij e ka bërë të pamundur

Sot gazetarët e huaj qëndrojnë mbi ‘kodrën e turpit’ duke vështruar Gazën, të varur nga palestinezët për lajmet. Martin Bell* Duke ndjekur me gjithnjë e më...

Lajme të tjera

Web TV