CONFERENCE LEAGUE/ Laçi përballë Anderlechtit për të shkruar historinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Laçi gati për t’i dhënë më tepër bukuri përrallës europiane që po përjetojnë kurbinasit nën drejtimin e Shpëtim Duros. Pasi bënë historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në raundin e tretë të një kompeticioni europian, bardhezinjtë nuk duan të ndalen dhe me besimin se mrekullitë, edhe pse rrallë ndodhin, shikojnë me optimizëm drejt sfidës me Anderlechtin.

Natyrisht është një kundërshtar i një tjetër niveli, përfaqëson skuadrën më të suksesshme të Belgjikës në kompeticionet europiane, klub me tjetër histori, organizim, dhe një skuadër që në total vlen diku të 100 milionë euro, dhe që drejtohet nga një emër i njohur si Vincent Kompany. Emra dhe shifra për të bërë të kuptohet hendeku i madh mes dy realiteteve, por futbolli është i bukur pikërisht për shkak të surprizave dhe te Laçi ëndërrojnë të bëjnë një të tillë si ajo e Davidit kundër Golias.

Natyrisht, aspekti pozitiv për kurbinasit është se kanë përmbushur pritshmëritë dhe tani gjithçka përballë një kundërshjtari kaq të fortë është një bonus, por në kampin e Shpëtim Duros janë të vendosur për të dhënë maksimumin, për të provuar çdo shans që ekziston për të tentuar “play off”-in. Arma e fortë natyrisht grinta dhe besimi i një grupi të gatshëm për të vënë shpirtin në fushë, për të mos u dorëzuar kurrë, si në kualifikimin ndaj Podgoricës, apo të aftë edhe për të vuajtur për të shijuar triumfin, siç bënë në ndeshjen e kthimit me Craiovën, ndaj dhe do të jetë një ndeshje e tëra për të mos u humbur.

Laçi në këtë sfidë do të mund të mbështetet edhe të përkrahja e tifozërisë, në një sfidë të destinuar për të mbetur në historinë e futbollit kurbinas. Shpëtim Duros ndërkohë i duhet të bëjë në fushë pa Julian Shehun, mungesë e rëndësishme, i spikatur si një ndër lojtarët kyç të formacionit dhe me shumë mundësi boshllëkun e krijuar do ta mbushë një prej Qatos apo Zulfiut, ndërkohë që pjesa tjetër se skuadrës pritet të jetë ajo që luajti në përballjen e fundit me Universitatean, natyrisht duke kryqëzuar gishtat që të ketë të njëjtin sukses. /supersport.al

Të fundit

Spanjë, kapen duke transportuar kokainë me taksi, arrestohen dy shqiptarë

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë të cilët u kapën duke transportuar një sasi të konsiderueshme kokaine me...

Stërvitjet e NATO-s në Rumani testojnë gatishmërinë mbrojtëse të Evropës

Forca më e re e reagimit të shpejtë të NATO-s po teston fuqinë e saj në Rumani, vetëm pak kilometra larg kufirit ukrainas. Forca më...

Vllaznia shmang humbjen ndaj Laçit, katër gola dhe spektakël

Barazim 2-2 mes Laçit dhe Vllaznisë, në ndeshjen e Superiores. Kurbinasit kaluan në epërsi që në minutën e 11-të me Myrtën. Vendasit befasuan sërish...

Detaje të reja nga vrasja e palestinezes në Tiranë, 24 vjeçarja u vra nga babai?!

Hetimet për vrasjen e 24-vjeçares palestinese Rayyan Alwan, krim i ndodhur në Tiranë brenda një banese të marrë me qira, kanë marrë drejtim të...

Papa Françesku kaloi një natë të qetë, por gjendja e tij ende kritike

Edhe pse gjendja shëndetësore e Papa Françeskut, i cili prej dy javësh po lufton me pneumoninë, mbetet kritike, gjatë orëve të fundit ai nuk...

Lajme të tjera

Web TV