U-19/ Miqësorja me Italinë, nis grumbullimi për ndeshjen e luksit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Padyshim që është një ndeshje luksi për ekipin e Futbollit U19 në vend në përballjen me përfaqësuesen italiane. Këtë të premte do të nisë grumbullimin në kuadër të ndeshjes miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë kundër Italisë U-19.  Takimi do të zhvillohet në Koverçano të Italisë, më 13 gusht dhe do të nisë në ora 11:00. Ditën e djeshme, trajneri Cungu ka shpallur edhe listën me 20 lojtarët e afruar për këtë ndeshje, të cilët luajnë në kampionatin shqiptar dhe atë europian. Tekniku shqiptar ka zhvilluar disa herë seleksionime dhe grumbullime gjatë këtij viti, si edhe disa ndeshje miqësore, ku ka testuar gjendjen e skuadrës së tij.  Në një prononcim për fshf.org, ai shprehet se kjo miqësore do të jetë një mundësi shumë e mirë, për të parë më nga afër elementet që luajnë jashtë Shqipërisë, duke theksuar se stafi është ende në fazën e vëzhgimit dhe seleksionimit të lojtarëve dhe ende nuk ka krijuar një ide përfundimtare mbi grupin që do të përfaqësojë Shqipërinë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2022, me kuqezinjtë që janë shortuar në Grupin 7 së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut me ndeshjet që do të luhen në Shqipëri në datat, 10, 13 dhe 16 nëntor. “Vijmë pas një periudhe të vështirë për shkak të pandemisë, duket sikur gjërat po normalizohen tashmë. Kemi zhvilluar disa sfida miqësore, por përballë kësaj radhe do të kemi një ekip prestigjioz dhe me shumë vlera, siç është Italia. Gjithashtu edhe seleksionimet dhe grumbullimet përgjatë këtij viti i kanë shërbyer jo vetëm skuadrës, por edhe mua si trajner për të krijuar një ide më të qartë me lojtarët që aktivizohen këtu në Shqipëri. Kemi pasur gjithashtu mundësinë për të parë nga afër në miqësoret që zhvilluam ndaj Kosovës edhe kontigjentin e lojtarëve që na vijnë nga jashtë dhe kjo sfidë do të jetë si një vazhdim i atyre miqësoreve, për të parë elementët që luajnë jashtë Shqipërisë. Ende jemi në fazën e vëzhgimit dhe seleksionimit të lojtarëve, megjithatë ne do të japim dhe do t’i marrim maksimumin kësaj ndeshjeje– shprehet Cungu për fshf.org.

Lexo edhe :  4 kristale që sjellin fat dhe energji të mirë në takimet e dashurisë

 

Të fundit

E kemi ditur gabim! Ja sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

E keni ditur? Ja pesë arsye përse duhet të konsumoni vezë më shpesh

Veza është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun që ka pësuar një rikthim triumfues, pas pretendimeve për rolin e saj negativ në...

Këto janë shenjat më besnike dhe më të përkushtuara të zodiakut

Besnikëria mund të bazohet, përveç karakterit dhe edukimit, edhe në horoskopin e personave. Lexoni më poshtë cilat janë shenjat më të përkushtuara dhe më...

OKB miraton rezolutën për anëtarësimin e Palestinës, mes tyre Shqipëria

Misioni amerikan tha se Autoriteti Palestinez nuk i plotëson kriteret për anëtarësimin në OKB dhe se rezoluta nuk zgjidh shqetësimet e ngritura më parë...

Edi Rama si shpëtimtar I zgjedhjeve evropiane të Greqisë

Nga Mero Baze Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi ka marrë një vëmendje të madhe të panevojshme nga shtypi dhe politika greke,...

Lajme të tjera

Web TV