Gjykata Kushtetuese miraton pasaportën shëndetësore në Francë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti më i lartë kushtetues në Francë të enjten ka aprovuar pasaportën shëndetësore të COVID-19 që kërkon dëshmi të vaksinimit ose testimit negative për qasje në shumë vende publike.

Kjo pasaportë kontraverse që do të hyjë në fuqi nga e hëna, ka nxitur protesta masive ku kritikët e kanë akuzuar presidentin Emanuel Macron që po e udhëheq një diktaturë shëndetësore.

Por, Gjykata Kushtetuese tha se kufizimet e votuara në Parlament muajin e kaluar përfaqësojnë një balancë mes shqetësimeve për shëndetin publik dhe lirinë personale.

Vizitorët e disa qendrave tregtare dhe marketeve duhet gjithashtu të prodhojnë një pasaportë shëndetësore dhe njëjtë duhet të veprojnë vizitorët e spitaleve dhe shtëpive të kujdesit si dhe njerëzit që kërkojnë shërbime shëndetësore jo urgjente.

Por, mungesa e një pasaporte shëndetësore nuk duhet të bëhet pengesë për trajtimin e pacientëve, vendosi gjykata.

Gjykatësit larguan një dispozitë që ishte e përfshirë në Ligjin për Shëndetin, që do të lejonte punëdhënësit të largonin nga puna personat që nuk e kanë pasaportën shëndetësore./REL.

Të fundit

Atalanta ndalet në barazim ndaj Lazios dhe shpallet kampione e dimrit në Serie A

Laczio dhe Atalanta kanë dhuruar një ndeshje shumë emocionuese në sfidën e kësaj jave të fundit të vitit 2024...

Gëzuar, me valixhe në duar! Ku shkojnë shqiptarët për fundvit?

Nga pushimet dimërore në Alpet e Europës, te qytetet e dekoruara plot drita dhe tradita, deri tek arratisjet në plazhet ekzotike për ata që...

Astrologia zbulon si mbyllet viti 2024 për secilën shenjë Horoskopi: Ka të papritura

Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e fundit të vitit 2024, në një studio televzive. “Nesër kemi Mërkurin në katërkëndësh me Saturnin....

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Administra e tij po planifikon zbatimin e masave më...

A mund ta tërheqin shqiptarët pensionin në një shtet tjetër?

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka ndarë në emisionin “Sheshi i Dollarit” detaje nga marrëveshja e nënshkruar për njohjen e pensioneve....

Lajme të tjera

Web TV