Zjarre në Itali, Greqi e Shqipëri/ Çfarë po ndodh me jugun e Europës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jugu i Evropës po përjeton aktualisht një nga valët më të nxehta të kohës në dekadat e fundit. Italia, Greqia, Spanja, Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Turqia po luftojnë me zjarret.

E gjithë Italia është përfshirë nga zjarret prej disa javësh. Disa nga rajonet qendrore dhe jugore kanë humbur dhjetëra-mijëra hektarë pyje. Në Sardenjë botanistët janë të alarmuar për shkatërrimin e biodiversitetit lokal si dhe për numrin e ullishtave që janë shkatërruar. Në Sicili zjarret arritën qytetin e Katanjës dhe rreth 150 vetë u desh të evakuohen nga deti. Edhe aeroporti i qytetit u mbyll për disa orë.

Arsyeja pse Italia po përballet me zjarre të shumta e ka burimin tek një kombinim i përgjegjësive politike, burokracisë për mbrojtjen e pyjeve dhe veprimeve kriminale dhe mafioze. Sipas Coldiretti, shoqatës më të madhe të fermerëve në Itali, të paktën 60% e zjarreve në Itali janë vënë me qëllim.

Mungesa në rezervat e ujit

Temperaturat e larta kanë shkaktuar edhe mungesa në rezervat e ujit. Sipas autoriteteve lokale rezervuarët në Sicili kanë rreth 78 milionë metra kub më pak ujë se vitin e kaluar, niveli më i ulët këtë dekadë. Për këtë arsye në janar 2021, qeveria siciliane ndau 20 milionë euro për fermerët për të përmirësuar kapacitetet e rezervuarëve të ujit.

Sipas një raporti të vitit 2019 të Qendrës Kombëtare Italiane për Kërkime (CNR) 70% e Sicilisë rrezikohet të shndërrohet në shkretëtirë. Në Italinë qendrore dhe jugore kjo shifër varion nga 30% në Sardenjë deri në mbi 50% në Pulia.

Evakuime në rrethinat e Athinës

Edhe Greqia po përjeton valën më të keqe të nxehtësisë prej më shumë se tri dekadash. Zjarrfikësit grekë evakuuan nga rrethinat e Athinës mijëra banorë për shkak të zjarreve. Nga zjarret janë dëmtuar më shumë se 90 shtëpi, 27 biznese dhe janë djegur më shumë se 80 makina.

Lexo edhe :  Vettingu/ KPA rrëzon vendimin e KPK,rikthen në detyrë prokuroren e Fierit,Violeta Shkurta

Autoritetet shëndetësore greke njoftuan se në Athinë janë regjistruar nivele deri në 465 mikrogram pjesëzash pluhuri të imët karboni për metër kub. Për krahasim kufiri që ka vendosur BE -ja është 50 mikrogramë për metër kub ajër.

Zjarret pushtojnë një termocentral në Turqi

Në bregdetin e Egjeut në Turqi u përfshi nga zjarret termocentrali Kermekoy në qytetin Milas. Para evakuimit punëtorët arritën të zbraznin rezervuarët ftohës të mbushur me hidrogjen. Për prodhimin e energjisë elektrike termocentrali përdor qymyr dhe naftë.

Javën e kaluar Ankaraja u detyrua të pranonte se numri i avionëve dhe i helikopterëve për të luftuar në mënyrë efektive flakët është i pamjaftueshëm. Megjithatë Presidenti Erdogan refuzoi ofertën e Greqisë dhe të Izraelit për të dërguar avionë dhe helikopterë. Ndërkohë BE-ja dërgoi tre avionë për të ndihmuar për shuarjen e zjarreve në Turqi.

Zjarret që po vazhdojnë prej më shumë se një jave kanë shkaktuar në Turqi tetë viktima dhe kanë shkatërruar zona të mëdha pyjore përgjatë brigjeve të Detit Egje dhe Detit Mesdhe. Mijëra qytetarë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre./DW.

Të fundit

Basha vijon replikat me kryeministrin: 7×7=313, merre qetë, se sapo ka filluar

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama. Basha i përgjigjet replikës së Ramës,...

Negociatat për paqen në Ukrainë! Kremlini konfirmon bisedimet Putin-Trump

Rusia ka konfirmuar se Vladimir Putin do të zhvillojë bisedë telefonike me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump ditën e nesërme (18 mars). “Po, kjo është...

Ndërroi jetë në spital/ Të martën i jepet lamtumira e fundit babait të Hashim Thaçit

Nesër do të varroset Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit. Njoftimi u bë nga Komuna e Skenderajt, transmeton Klankosova.tv Ceremonia e varrimit do...

Laerti dhe Valbona bëjnë thashetheme për Eglin: I mbaroi dashuria për Gjestin kaq shpejt

Laerti ka biseduar me Valbonën për rihyrjen e Eglit dhe sjelljen e saj me banorët dhe Gjestin në veçanti. Biseda mes tyre: Laerti: Tani kjo pse...

“Do marrim 1 milion vota”/ Çupi komenton objektivin e Ramës: Kjo ka një bazë

Në takim me kandidatët për deputetë për qarkun e Tiranës, kryesocialisti Edi Rama theksoi se më 11 maj Partia Socialiste synon të marrë 1...

Lajme të tjera

Web TV