“Do isha falenderues nëse serbët do ishin si Goran Bregoviç”!/ Ballist Morina: Mirë se vjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ballist Morina është shqiptari që ngriti dronin në ndeshjen Serbi-Shqipëri në vitin 2016, por duket se i ka dalë në mbrojtje këngëtarit serb Goran Bregoviç i cili është përfolur këto ditë për pjesëmarrjen në festën e birrës në Korçë.

Ndryshe nga sa mendojnë shumica e artistëve shqiptarë dhe jo vetëm të cilët e akuzojnë Gregoviç se në kohën e luftës së Kosovës ka nxitur thirrje anti shqiptare, Ballist Morina thotë të kundërtën.

Sipas tij nuk rezulton askund që Goran Bregoviç tu ketë kënduar të ashtuquajturve “Tigra t’arkanit” ,”çetnikëve” (ashtu si pretendohet) apo me këngët e tij dhe me ndikimin e tij të ketë nxitur urrejtje nga ana serbëve kundrejt shqiptarëve. Ballist Morina thotë, se përkundrazi në vitin 1983 si rrok-band “Bjele Dugme” ka realizuar një këngë në gjuhë shqipe Rroka Mandolinën (Kosovska) dhe që ka pasur sukses të jashtëzakonshëm.

Reagimi i Morinës:

Lidhur me pjesëmarrjen e këngëtarit Goran Bregoviç në festën e birrës së Korçës dhe strumentalizimit të panevojshëm të ktij rasti.

Nuk më rezulton askund qe ky njeri tu ketë kënduar të ashtuquajturve “Tigra t’arkanit” ,”çetnikëve” (ashtu si pretendohet) apo me këngët e tij dhe me ndikimin e tij të ketë nxitur urrejtje nga ana serbve kundrejt shqiptarve,përkundrazi në vitin 1983 si rrok-band “Bjele Dugme” ka realizuar nji këngë në gjuhë shqipe Rroka Mandolinën (Kosovska) dhe që ka pasur sukses të jashtëzakonshëm.

Unë përsonalisht do i isha ZOTIT falënderues nësë të gjithë serbët do ishin si Goran Bregoviç dhe do kisha qenë shumë i disponuar për nji miqësi shqiptaro – serbe.

Përshtypja ime qëndron se ktu po çohet pluhur për nji diçka qe nuk përfaqson rrezik, por për t’mbuluar nji diçka qe përfaqson shumë rrezik, vendimet antikombtare te kryeministrit të vëndit dhe përçarja kombtare qe po shkakton me kto vendime, pra shkputje vëmendje nga ngjarje me peshë.

Lexo edhe :  Skema e bujqësisë, nga nesër fermerët mund të aplikojnë për mbështetje financiare

Shprehë kundershti kur shoh disa personalitete të estradës dhe grupime tifozësh jo vetëm që jane të ndikuar nga lajme të rreme por edhe kërcënojnë me dhunë për pjesëmarrjen e këtij këngëtari ndërsa kur bëhët fjalë për gjëra reale nuk e shprehin asnji reagim.

Mirë se vjen zotri Goran Bregoviç!

Të fundit

BE do fillojë tarifat hakmarrëse? Meloni në Shtëpinë e Bardhë: Jam këtu për marrëveshje!

Kryeministrja e Italisë dhe presidenti i SHBA mbajtën këtë të enjte mbrëma një takim që duket se ka nisur...

Atentat në Lezhë, vritet brenda lokalit të tij babai i Roan Brahimit

Mbrëmjen e sotme një atentat ka ndodhur në fshatin Pllanë të Lezhës. Mësohet se mbeti i vrarë me armë zjarri Gjovalin Prendi, babai...

“Shqipëria progres të paimagjinueshëm”/ Komisionerja Kos: Do hapen kapituj të rinj

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian do vijojë me ritme të shpejta dhe hapja e grupkapitullit të dytë të negociatave, pak ditë...

Zgjedhjet e 11 Majit! Mbërrijnë në Shqipëri 600 votat e para të diasporës

Kanë mbërritur votat e para nga diaspora në vend. Bëhet fjalë për 600 fletë votimi që më së shumti i përkasin qarkut të Dibrës,...

Durrës/ Dallgët e forta nxjerrin në breg mjetin lundrues me dy persona në bord

Një rimorkiator ka dalë në breg si pasojë e motit të keq në det. Për shkak të erës së fortë që fryn nga drejtimi jugperëndim,...

Lajme të tjera

Web TV