Zgjedhjet parlamentare në Gjermani/ Kush do ta pasojë Angela Merkelin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak javë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani Socialdemokratët (SPD) me kandidatin e tyre për kancelar Olaf Scholz renditen me fare pak diferencë pas ekologjistëve, kristindemokratët kryesojnë. Gara mbetet e hapur.

    

Kush do ta pasojë Angela Merkelin? Në fund të vitit 2020 sondazhet flisnin për një fitore të qartë të Unionit Kristiandemokrat (CDU) dhe Partisë simotër bavareze Kristiansociale (CSU), që emëruan në prill kandidat për kancelar Armin Laschet. Bazuar në rezultatet e sondazheve për muaj të tërë llogaritë në shifra flisnin për një koalicion mes kristiandemokratëve dhe ekologjistëve. Këto dy parti arrinin së bashku 57 përqind. Edhe në maj kur pati një dobësim të unionit konservator, i cili në sondazhet e rregullta që zhvillon me elektoratin Instituti për Hulumtimin e Opinionit „Infratest dimap”, renditej pas ekologjistëve, pyetja kryesore që shtrohej ishte: A do ta trashëgojë kancelaren që nga viti 2005 në pushtet Angela Merkel kristiandemokrati Armin Laschet apo kandidatja e ekologjistëve për kancelare Annalena Baerbock?

Deutschlandtrend Nächste Regierung EN

Ndërsa tani tre muaj më vonë dhe pak javë para votimeve tendenca ka ndryshuar: aktualisht sondazhet flasin për një kuotë prej 46 përqind për partinë kristiandemokrate dhe ekologjiste së bashku. E pikërisht po këtë kuotë arrijnë së bashku edhe partitë SPD, liberal-demokratët (FDP), Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe partia e Majta. Pra aktualisht më shumë se çdo herë tjetër partive u duhet të vrasin mendjen, se çfarë koalicioni mund të krijojnë për të qeverisur së bashku.

Një zgjedhje direkte në favor të Olaf Scholz

Papritur madje edhe kandidati socialdemokrat për kancelar Olaf Scholz ka më shumë shpresë për të drejtuar një koalicion të mundshëm me ekologjitët dhe liberal-demokratët. Vetëm tri pikë e ndajnë atë në sondazhe nga partia ekologjiste e bashkë me FDP ata do të mund të krijonin teorikisht një koalicion qeverisës. Nëse vazhdon kjo tendencë në favor të SPD-së dhe unioni konservator humbet edhe më shumë pikë, në fund mund të mjaftojë sërish një koalicion me bazë të gjerë mes SPD-së dhe CDU/CSU-së. Por nëse partitë sërish do të gjenin gjuhën e përbashkët lidhur me konceptet për qeverisjen, kjo është një çështje tjetër.

Lexo edhe :  Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Alternativat që mund të pasojnë Françeskun

Nëse gjermanët do të mund ta zgjidhnin direkt kancelarin apo kancelaren, Olaf Scholz do të kryesonte. Pyetur në këtë formë, rezulton që Scholz kryeson bindshëm në sondazhe me 35 përqind kundrejt Armin Laschetme 29 përqind dhe Annalena Baerbock me 16 përqind. Ky avantazh del edhe më qartë në pah me pyetjen, se sa të kënaqur janë zgjedhësit me punën e këtyre tre politikanëve: Scholz vlerësohet me 48 përqind, ndërsa Baerbock me 27 dhe Laschet me 24.

75 përqind thonë: Merkel ka qenë një kancelare e mirë

Deutschlandtrend Zufriedenheit mit Angela Merkel EN

Angela Merkel vazhdon të jetë politikania më e preferuar në elektorat. Ajo prej vitesh në sondazhe renditet e para në këtë kategori madje edhe tani në fund të mandatit të saj të katërt vlerësimi për të është me 66 përqind. Kancelarja prej 16 vitesh në këtë post ka mbështeteje të gjerë në popull. 75 përqind mendojnë, se politikania kristiandemokrate ka qenë një kancelare e mirë.

Deutschlandtrend Angela Merkel EN

Angela Merkel gëzon mbështetje të madhe edhe ndër radhët e përkrahësve të partive të tjera parlamentare, me përjashtim të AfD-së. Mbi dy të tretat e të anketuarve, mendojnë, se Angela Merkel është kompetente, e aftë për drejtim, e besueshme dhe simpatike. Tipare këto me të cilat 67 vjeçarja do të vazhdojë ta qeverisë Gjermaninë derisa në Bundestag të jetë votuar pasuesi ose pasuesja e saj./DW

 

Të fundit

Menaxhimi i mirë i kohës redukton ndjesinë e ankthit

Kur dita strukturohet me plane të qarta dhe qëllime të vogla, mendja ka më pak tendencë të ndjejë mbingarkesë...

E rrëzuat Ramën?!/ Manjani-demokratëve: E mbani mend kur talleshit me mua! Po ju?

Ylli Manjani ka replikuar me deputetët e Partisë Demokratike, që e ironizonin atë kur kritikonte kryeministrin Edi Rama. “Kur mendoj se si disa deputetë të...

Socialistët fitojnë në burgun e Fierit, 125 vota diferencë me PD

Socialistët kanë fituar në burgun e Fierit me 125 vota diferencë me demokratët. Sipas të dhënave në burgun e Fierit: 217 vota PS 92 vota PD 8 vota...

Kryeministri Keir Starmer viziton Tiranën; Masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do të mbërrijë këtë të enjte në Shqipëri, në prag të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili...

Rama tallet me Berishën/ Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si…

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke "hipur" mbi një valë ndjenjash pro-BE-së për t'u bërë udhëheqësi...

Lajme të tjera

Web TV