Kosovë/ Kuvendi nuk pajtohet, hedh poshtë rezolutën për marrëveshjen e Uashingtonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar që të miratojnë një rezolutë për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, të arritur më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë.

Për rezolutën e propozuar nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës votuan 24 deputetë pro dhe 57 abstenuan. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që abstenuan për miratimin e kësaj rezolute.

Në rezolutë partia opozitare LDK ftonte qeverinë e Kosovës të zbatonte këtë marrëveshje dhe të përgatiste një plan-veprim që do t’i dorëzohej kuvendit. Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar që presin nga Kosova dhe Serbia t’iu përmbahen detyrimeve të ndërmarra nga Marrëveshja e Uashingtonit.

Marrëveshja e Uashingtonit për normalizimin e raporteve ekonomike ndër të tjera, parashikon angazhimin e Kosovës dhe Serbisë në ndërtimin e lidhjeve rrugore dhe hekurudhore, për të lidhur kryeqytetet e tyre në mënyrë që të përmirësojnë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve, zhvillime këto që mund të tërheqin investime perëndimore.

Sipas marrëveshjes, Kosova zotohet të bëhet pjesë e nismës së “mini-Shengenit” apo “Ballkanit të Hapur” marrëveshje e cila parashikon lëvizjen pa pasaporta dhe detyrime tarifore në vendet e Ballkanit dhe pjesë e së cilës janë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Por kundër pjesëmarrjes së Kosovës është shprehur që nga fillimi kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Marrëveshja e Uashingtonit u nënshkrua nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në prani të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

 

Të fundit

Zvicra fton Papa Françeskun në Samitin e Paqes për Ukrainën

Zvicra ka ftuar Papa Françeskun në një konferencë për paqen në Ukrainë, e cila do të mbahet në mes...

“Kujt i shkel syrin? Je maniak, pervers”/ Jul Deda përplaset ashpër me Romeon

Deklarata e Graciano Taganit se Erjola Doçi dhe Romeo Veshaj kanë fiksim njëri-tjetrin, ka shkaktuar debate të ashpra në “Big Brother VIP3”. Tensione dhe përplasje...

“Ai i adhuronte fëmijët”/ Flasin familjarët e Ergys Arrazit: Punonte gjithë ditën…

Mbytja e 9-vjeçares, dhe dyshimi se të njëjtin fat kanë pasur edhe nëna, motra e vëllai i saj më i vogël, ka tronditur dhe...

A ndikojnë humori dhe emocionet te lëkura?

Ke dëgjuar për psikodermatologjinë? Ky term lidhet me studimin e emocioneve dhe mënyrën si ato ndikojnë në fytyrën e secilit dhe e anasjellta. Mjekja...

Asnjë gjurmë për nënën dhe fëmijët, efektivë të FA-së i bashkohen operacionit në Shkodër

Efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, së bashku me mjetet e tyre i janë përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë dhe janë angazhuar në...

Lajme të tjera

Web TV