Rregulli i ri/ Të pavaksinuarit nuk do të lejohen në stadiume dhe koncerte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha dje se të pavaksinuarit nuk do të lejohen që të marrin pjesë në evenimente të ndryshme sportive si në stadiume, sheshe ku mbahen koncerte apo salla të mbyllura. Kjo masë duket se do të diskutohet në vijim edhe nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Në shumë vende të Evropës po shihet si detyrim “pasaporta e gjelbër” që vërteton se individi është i vaksinuar dhe do i lejohet të marrë shërbimet publike.

“Për të marrë pjesë në koncerte apo aktivitete masive publike në Tiranë duhet të jesh i vaksinuar, për të mos rrezikuar jetën e të tjerëve”. Kjo ka qenë deklaratë e djeshme e kreut të Bashkisë së Tiranës, duke konfirmuar se tashmë edhe vendi ynë do të përfshihet në atë që quhet “karta e gjelbër” e vaksinimit, në vende ku ka dyndje të madhe. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj foli për një rregulli të ri lidhur me Covid-19 teksa u shpreh se vaksinimi do të jetë kusht për të qenë pjesë e ndeshjeve të futbollit apo koncerteve të ndryshme. “Nëse doni që Tirana të hapet 100%, pra që të lejohet publiku në ndeshjet e futbollit ose në koncerte, duhet të jesh i vaksinuar. Nëse doni të shkoni në aktivitete te Amfiteatri i Liqenit, në sheshin Skënderbej, apo të ndiqni koncertet e Dua Lipës, Rita Orës, s’ka rëndësi kush vjen, duhet të jeni të vaksinuar”-tha Veliaj. Nuk dihet ende nëse kjo është vetëm një nismë lokale, apo do të jetë për të gjithë vendin, pasi ende nuk ka një vendim nga Komiteti i Ekspertëve. Sipas Veliajt, “nëse nuk vaksinohesh, nuk ke pse e mban peng qytetin që të kthehet në jetën e tij normale. Sepse i bie që 1% e shoqërisë dikton 99% të të tjerëve. Nëse s’do të vaksinohesh, rri ti në shtëpi dhe beso idiotësitë e portaleve”, tha Veliaj.

Situata me vaksinimin

Muaji gusht është konsideruar si muaji i hapur i vaksinimit për të gjithë popullatën mbi moshën 18 vjeç. Pavarësisht se interesi për tu vaksinuar edhe nga të rinjtë ka ardhur në rritje, sërish shihet një lloj stepje. Mjekët rekomandojnë vaksinimin si një masë shumë efikase për të mos u prekur nga Covid-19, ose edhe në rastet kur preken, të vaksinuarit janë shumë herë më pak të riskuar për të shfaqur sinptoma të rënda të sëmundjes. Aktualisht në vendin tonë janë katër lloje vaksinash që po aplikohen dhe ka sasi të konsdierueshme gjendje, ndërsa vijon edhe ardhja e të tjerave, qoftë si kontraktim i drejtëpërdrejtë me vlerje, ashtu edhe me dhurime, si pjesë e planit të BE-së, apo e vendeve të veçanta. Ka një tregues të mirë për vaksinimin kryesisht në moshat e thyera dhe nga ata që vuajnë nga sëmundje kronike, si shtresa më e riskuar. Megjithatë, varientet e reja të “Covid-19 përfshi edhe “Delta”, po shihen si shqetësim nga ekspertët botëror për shkak të përhapjes së shpejtë, ndonëse sinptomat janë më të lehta. Gjithashtu ekspertët ndërkombëtarë i druhen mutacioneve të reja, të cilat mund të shfaqen agresivisht përgjatë vjeshtës dhe dimrit. Në situatë të tillë shumë vende kanë menduar për një dozë të tretë të vaksinës, ndaj duket se mënyra më e mirë për të mbajtur nën kontroll “Covid-19, për të mos u përsëritur pandemia botërore e vitit 2020 është vaksinimi masiv.

Lexo edhe :  “Karrota nga një anë, shkopi nga ana tjetër”, Rama: Masa represive për ndërtuesit

Protesta në Evropë “kundër” detyrimit të vaksinimit

Në disa vende të Evropës është e përcaktuar me ligj që nuk do të lejohet pjesëmarrja në stadium, salla të mbyllura koncertesh, madje edhe në transportin publik si metro nëse nuk do të jenë të vaksinuar. Kjo ka sjellë një mori protestash të qytetarëve të cilët shprehen se është një masë diskriminuese dhe si e tillë shkelen liritë dhe të drejtat e njeriut. Duke iu hequr shërbimet sipas tyre qytetarët do të detyrohen të vaksinohen dhe kjo cilësohet si masë ekstreme. Megjithatë duket se shumë vende të Evropës janë të prirur të shkojnë drejt masave të tilla në mënyrë që të parandalohet një situatë e ngjashme me vitin e kaluar ku për disa muaj pati karantinë totale.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV