Serbi Bregoviç në Korçë/ Plani i Noizy-t për prishjen e koncertit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperi i njohur Noizy ka bërë një tjetër reagim mbi ftesën që i është bërë këngëtarit boshnjak me identitet kombëtar serb, Goran Bregovic, për të performuar në Festën e Birrës në Korçë.

Ai në një postim të publikuar në InstaStory këto ditë paralajmëroi se në rast se artisti sllav do të ngjitet në skenën e festivalit të birrës.

E duke parë që organizatorët nuk po zmbrapsen por po vazhdon të theksohet se Bregovic do të jetë i ftuar nderi, Noizy duket se ka një tjetër plan.

Ai përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ka shpalosur idenë e organizimit të një tjetër koncerti të përmasave të mëdha në Korçë në po të njëjtën ditë që Bregovic pritet të ngjitet në skenë.

“Duhet të bëjmë një koncert t’ia marrim gjithë fansat asaj festës, në të njëjtën ditë dhe të njëjtin orar”, shkroi ai fillimisht në një fotografi të publikuar nga palestra.

Më pas, reperi i shumë hiteve vazhdoi t’u bënte ftesë të hapur kolegëve për organizimin e këtij koncerti, me qëllim dështimin e festivalit të birrës.

“Duhet të mblidhemi të gjithë artistët e të gjitha zhanreve, të bëjmë një koncert tjetër paralel me atë që ka organizuar Bashkia e Korçës. Dhe iu bëj thirrje artistëve shqiptarë që kanë pranuar të shkojnë te koncerti ku është i ftuar ai, mirë është ta anulojnë atë, le të këndojë vetëm ai tri ditë rresht, pa fansa. S’kam asgjë kundër artistëve të asnjë shteti, por jam kundër një artisti që ka nxitur dhunë kundrejt vëllezërve dhe motrave tona, si ky rasti”, ka shkruar tutje Noizy në InstaStory.

Të fundit

Ngrohja globale do të zvogëlojë vendet në aeroplan

Ndryshimet klimatike do të zvogëlojnë numrin e pasagjerëve në avionët evropianë , duke përfshirë ata që nisen nga Roma Ciampino dhe Pantelleria . Kjo...

Jozi reagon për herë të parë pas incidentit/ Jam provokuar, por s’luaj rolin e viktimës

Pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania, Joz Marku ka reaguar me dy deklarata në rrjete sociale. Ai ka falënderuar publikun për mbështetjen...

Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 40 kg kokainë dhe 189 mijë euro cash!

 Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pas një aksioni të policisë në perugia, teksa u kap me një ngarkesë prej 40 kilogramësh kokainë...

Gruaja thyen murin pas dollapit të saj dhe zbulon sekretin e fshehur prej 20 vitesh

Një grua mbeti e hutuar pasi gjeti një sekret në banesën e saj që kishte mbetur i paprekur për të paktën dy dekada. Ajo u...

VIDEO/ Influenceri përpiqet të puthë një tigrin, pamjet bëhen virale

Në Pakistan, mbajtja e kafshëve ekzotike, duke përfshirë leopardët dhe tigrat, si kafshë shtëpiake është një trend në rritje. Pavarësisht nga ligjet e Pakistanit për...

Lajme të tjera

Web TV