Zjarret në vend/ Përkeqësohet gjendja në Mirditë, flakët kanë arritur në zonë pyjore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më anë të një deklarate për mediat, Ministria e Mbrojtjes njofton se situta paraqitet e vështirë në fshatin Thirrë, në bashkinë Mirditë, ku zjarri ka përparuar duke u futur në zonë me dendësi pyjore.

Në këtë vend forcat po punojnë për të ndërprerë vijën e zjarrit në afërsi të rrugës së fshatit, ndërsa në varësi të situatës mund të parashikohet edhe ndërhyrje nga ajri.

Njoftimi i plotë:

Situata e zjarrit në Dukat është përmirësuar, por puna e forcave operacionale po vijon për mbajtjen nën kontroll të flakëve nga toka.

E vështirë paraqitet situata në fshatin Thirrë, në bashkinë Mirditë, ku zjarri ka përparuar duke u futur në zonë me dendësi pyjore. Aty forcat po punojnë për të ndërprerë vijën e zjarrit në afërsi të rrugës së fshatit. Në varësi të situatës mund të parashikohet edhe ndërhyrje nga ajri. 

Vatra e zjarrit në fshatin Munellë-Domgjon, në Fan të Mirditës është izoluar në njërën anë, por ka përhapje në pjesën e sipërme, ku ndërhyrja bëhet e vështirë.

Edhe në Kukës në Majën e Rrunës, ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit, por situata po mbahet nën kontroll, në mënyrë që të mos ketë përhapje.

Vatra të tjera, të cilat janë nën kontroll janë në luginën e Valbonës, në fshatin Klysyrë, në fshatin Gjorgos të Fierit, ku situata është përmirësuar.

Nuk ka rrezik për banesa dhe po mbahen nën monitorim vatrat; afër Kepit të Rodonit në Durrës, një vatër në fshatin Deshiran në bashkinë e Belshit, ku era po ndërlikon punën e forcave operacionale.

Zjarri në fshatin Treblovë, në bashkinë Selenicë është shuar

Një vatër në terren të vështirë është paraqitur në vendin e quajtur “Varri i Nures”, në kufi midis Përmetit dhe Skraparit në Bejkollarë, por nuk rrezikon përhapjen e flakëve. Po punohet për izolimin e saj.

Punonjësit e zjarrfikëses dhe emergjencave civile po punojnë për të mos lejuar përhapjen e flakëve në një vatër zjarri  në zonat e mbrojtura Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli, në fshatin Bejkollarë, në Gjirokastër

 

Të fundit

Hamallaj, plagoset një person! Autori largohet me “Toyota Yaris”

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Hamallaj të Durrësit. Sipas raportimeve, një...

Vendimi, Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë

Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë si pjesë e ndonjë marrëveshjeje sigurie, tha zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis në një intervistë me...

Tedi Blushi dhe Flamur Noka flasin kokë më kokë, çfarë po gatuan opozita për në shtator?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngjitur këtë të mërkurë shkallët e selisë blu ku ka zhvilluar një takim me...

Icardi godet me shuplakë tifozin e Gallatasarait

Mauro Icardi ka arritur edhe një herë të tërheqë vëmendjen mbi veten, dhe për fat të keq jo për aftësitë e tij në futboll....

Bie Bitcoin! Gjendja e kriptomonedhave pëson ndryshime

Tregtarët e Bitcoin dhe Ether realizuan fitime të mëdha pas niveleve rekord të kriptomonedhave, por presionet makroekonomike rritën luhatshmërinë e tregut. Bitcoin ra në 113,500...

Lajme të tjera

Web TV