Zjarret në vend, Veliaj: Para 5-6 vitesh digjeshin të gjitha rrethinat e Tiranës, tani kemi ndërgjegjësim të qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krahas shkollës së re “Murat Toptani”, Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar rrugët “Sabaudin Gabrani” dhe “Leka i Madh”, te Njësitë 5 dhe 6 në Tiranë, të cilat u vijnë në ndihmë familjeve në të dyja njësitë. Veç asfaltimit dhe trotuareve, ato ofrojnë edhe sinjalistikë dhe rrjet kanalizimesh.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi banorët për bashkëpunimin dhe i ftoi ata që të kujdesen për mirëmbajtjen e investimit. “Veç një shkolle të re, tani kemi edhe infrastrukturë të mirë. Kjo zonë ka qenë si toka e askujt, por, këmbëngulja e deputetit Majko dhe deputetes Balluku ka qenë që ta integrojmë të gjithë zonën. Në këtë vend kur dikur ka qenë një përrua i madh, sot kemi kanalizime për ujërat e zeza, ujërat e bardha, ka pika për mbledhjen e plehrave, është vendosur ndriçim LED. Dua vetëm që qytetarët ta mirëmbajnë, me të njëjtën frymë që kanë bashkëpunuar”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku u ndal edhe tek situata me zjarret, në këto ditë të nxehta gushti, teksa theksoi se ka një ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve për të mos vendosur zjarre. Ai nënvizoi se pavarësisht ndonjë rasti të izoluar në rrethinat e Tiranës, ndërhyrja ka qenë në kohë nga ana e shërbimit zjarrfikës në kryeqytet.

“Para 5-6 vitesh, ne ishim epiqendra e zjarrit, ishim lajmi i gushtit. Të gjitha rrethinat e Tiranës digjeshin për pak kullotë. Sot kemi arritur një nivel emancipimi të jashtëzakonshëm, ndaj dua të vazhdojmë më të njëjtën frymë. Kemi pasur disa tentativa për zjarr edhe në Vrap, edhe në Pezë, edhe te “Parku i Liqenit”. Megjithatë, siç e thashë, 1 në 100 veta nuk e prish emancipimin që kemi mbërritur, kështu që duhet të vazhdojmë kështu”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Lexo edhe :  Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s/ Rutte, mbështetës i paepur i Shqipërisë

Veliaj tha se Bashkisë së Tiranës i janë shtuar edhe dy zjarrfikëse të reja, me të gjitha pajisjet e ardhura nga Holanda, duke e pasuruar kështu flotën e Zjarrfikëseve në qytet.

“Këtë verë kemi shtuar flotën e Bashkisë së Tiranës edhe me dy zjarrfikëse të reja, me të gjitha pajisjet, të ardhura nga Holanda. Jemi në fazën e dokumentacionit, para se të dalin në terren. Kemi flotë për qytetin, kemi dhe një mundësi për të ndihmuar qytetet e tjera që janë prekur më shumë nga zjarri. Nëse mbajmë këtë përgjegjshmëri dhe frymë solidariteti edhe gjatë ditëve të mbetura të gushtit, ku nuk është gallatë djegia e kazanëve, nuk është gallatë djegia e fushave apo pemëve, arrijmë të kuptojmë se jemi të denjë për të qenë vitin tjetër Kryeqyteti Europian i Rinisë”, u shpreh Veliaj.

Të fundit

VIDEO/ Fund dramatik, Atletico Madrid mposhtin Barcelonën në minutën e fundit të sfidës

Fund dramatik në duelin mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. Skuadra e Diego Simeones, arriti të triumfonte me përmbysje 1...

Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg

Tregjet e Krishtlindjeve, koncertet e Vitit të Ri, ceremonitë fetare të festave dhe ato për Jubileun, që hapet mbrëmjen e 24 dhjetorit. Sulmi në Magdeburg ka...

FOTOT/ Masakra në Magdeburg, gjermanët zhvillojnë homazhe për viktimat

Qindra njerëz, përfshirë përfaqësues të ekstremit të djathtë, u mblodhën në Magdeburgo 24 orë pas sulmit vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve, i cili shkaktoi...

Legjenda e Hip-Hopit bëhet pjesë e shtëpisë së BBV: Dua koncerte dhe femra!

Banori i dytë i spektaklit televiziv “BBVA4”, është reperi i njohur, Arban “Bani” Përlala, më mirë i njohur me pseudonimin e tij G-Bani (Xhi...

“I thashë Bashës kujdes me deklaratat”/Xhaferaj: Mazhoranca i bleu zgjedhjet 10 ditë para

Deputeti Ferdinand Xhaferaj solli në “Off the Record” një rast të regjistruar gjatë fushatës elektorale, ku eksponentë të PS shkonin shtëpi më shtëpi dhe...

Lajme të tjera

Web TV