Akropoli (Athinë)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akropoli i Athinës është një qytet-kështjellë i lashtë i vendosur në një ngritje shkëmbore mbi qytetin e Athinës dhe përmban rrënojat e disa ndërtesave antike me rëndësi të madhe arkitekturore dhe historike, ku më e famshmja është Partenoni . Fjala akropol e ka origjinën nga fjalët Greke ἄκρον ( akron, “pika më e lartë, ekstremiteti”) dhe πόλις ( polis, “qytet”). Megjithëse termi akropol është i përgjithshëm dhe ka shumë akropole të tjera në Greqi, rëndësia e Akropolit të Athinës është i madh saqë ai njihet zakonisht si “Akropoli” pa specifikim të mëtejshëm. Gjatë kohërave antike njihej edhe më mirë si Cecropia, sipas njeriut-gjarprit legjendar, Cecrops, mbreti i parë i supozuar Athinas.

Ndërsa ka të dhëna se kodra ishte e banuar qysh në mijëvjecarin e katërt p.e.s, ishte Perikliu (rreth 495–429 p.e.s) në shekullin e pestë para Krishtit, i cili koordinoi ndërtimin e tanishëm më të rëndësishëm të sitit, duke përfshirë Parthenonin, Propilaja, Erekteionin dhe Tempulli i Athinës Nike. Parthenoni dhe ndërtesat e tjera u dëmtuan rëndë gjatë rrethimit të vitit 1687 nga Venecianët gjatë Luftës së Moresë kur baruti që ruhej në Parthenon u godit nga një top dhe shpërtheu.

Hyrja në Akropol ishte një portë monumentale e quajtur Propilea . Në jug të hyrjes ndodhet tempulli i vogël i Athinasë Nike . Në qendër të Akropolit gjendet Parthenoni ose Tempulli i Athinasë Parthenos (Athena e Virgjër). Në lindje të hyrjes dhe në veri të Parthenonit është tempulli i njohur si Erekton. Në jug të platformës që formon majën e Akropolit ka edhe mbetje të Teatrit të Dionisit antik, megjithëse është rimodeluar disa herë gjatë kohës. Disa qindra metra më larg, ndodhet Odeoni i Herodit Atik tashmë pjesërisht i rindërtuar.

Të gjitha objektet e lashta me vlerë ndodhen në Muzeun e Akropolit, i cili gjendet në shpatin jugor të të njëjtit shkëmb, 280 metra larg Parthenonit.

Të fundit

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV