Në kërkim nga Interpoli/ Arrestohet në Mykonos bashkëshorti i Angela Martinit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia greke ka vënë në pranga biznesmenin rumun Dragos Savulescu, i cili është edhe bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini.

Lajmi është bërë i ditur nga Protothema, e cila në një artikull të publikuar sot ka shkruar mbi arrestimin e dy personave të cilët bënin një jetë luksoze në Mykonos duke shpenzuar shifra marramendëse në restorante dhe jahte.

Savulescu është dënuar me 5.5 vjet burg për përfshirjen e tij “në një skandal të madh ekonomik në Rumani, ku akuzohet për përvetësimin e parave publike”.

Kujtojmë se Drago? Savulescu, në fillim të vitit 2019 u arrestua dhe u dënua me 5.5 vjet burg për përvetësim, së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

Arrestohet në Mykonos bashkëshorti i Angela Martinit, jeta luksoze dhe

Pas vendimit të autoriteteve gjyqësore, ai u arratis në Itali, konkretisht në Napoli, për t’u arrestuar përfundimisht ditën e djeshme në Mykonos nga Rojet Bregdetare, të cilët së bashku me zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos organizuan një operacion të madh për arrestimin e tij.

Urdhri i arrestit për Savulescu u lëshua nga Interpoli me kërkesë të autoriteteve rumune për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për mashtrim kundër shtetit. Ai u dërgua te Prokurori i Apelit i Syros për ekstradim tek autoritetet rumune. Savulescu nuk i rezistoi arrestimit./Protothema.gr

Arrestohet në Mykonos bashkëshorti i Angela Martinit, jeta luksoze dheArrestohet në Mykonos bashkëshorti i Angela Martinit, jeta luksoze dhe

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV