Gushti i vitit 106, Dakia bie nën pushtetin e Romës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në gushtin e vitit 106, pjesa jug-perëndimore e Dakias (sot Rumani) bëhet provincë romake.

Dakët janë përmendur së pari në shkrimet e  Herodotit (484–425 pes) dhe Tukididit (460 – 395 pes). Në gjeografinë e lashtë, Dakia banohej nga dakët, (të quajtur edhe Getae), të cilët zinin territoret të Trakës veriore. Ndër udhëheqës të njohur të fiseve dake ishte edhe Burebista, i cili  jetoi mes viteve 82 pes dhe 44 pes. Gjatë mbretërimit të tij, kufijtë e mbretërisë dake u shtrinë si kurrë më parë a më pas.

Burëbista udhëhoqi  bastisje e pushtime në gjithë Evropën Qendrore dhe Juglindore, duke nënshtruar shumë fise fqinje – ushtria e tij shpesh do të kalotnte Danubin për të kryer plaçkitje në qytete romake në Thrakë, Maqedoni dhe Iliri (Straboni). Në 48 pes, Burëbista mbajti anën e Pompeut kundër Jul Cezarit në luftën civile romake. Pasi doli fitimtar, Cezari planifikoi dërgimin e legjioneve për të ndëshkuar Burebistën, por nuk arriti – Cezari u vra në Senat më 15 mars, 44.

Një hipotezë trako-ilire qarkulloi në fillim të shekullit XX, sipas së cilës gjuhët trako-dake dhe gjuha ilire përbënin një degë të veçantë të familjes së gjuhëve indo-evropiane. Por pas viteve 1960 kjo ide  u vu seriozisht në dyshim, pasi studime të reja argumentuan se nuk ka dëshmi të forta për ekzistencën e lidhjes trako-ilire  dhe se të dy zonat gjuhësore tregojnë më shumë dallime sesa ngjashmëri midis tyre. (Vladimir Georgiev, Ivan Duridanov, Eric Hamp, etj.).

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV