E rëndë, 30-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Mërtish, në Divjakë.

Një 30-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu në banesën e tij.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbradhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

“Sot rreth orës 16:30, në fshatin Mërtish, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi R. N., 30 vjeç. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,”, njofton policia.