Përmirësohet ekonomia, BSH: Do mbështesim rritjen e pagave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekonomia e vendit po rimëkëmbet më shpejt sesa ishte parashikuar sipas Bankës së Shqipërisë, e ndihmuar më shumë nga rritja e aktivitetit në sektorin prodhues, në atë të shërbimeve dhe sektorin energjetik.

“Të dhëna indirekte flasin për norma më të shpejta rritjeje gjatë tremujorit të dytë. Pas recesionit të vitit të kaluar, ekonomia parashikohet të rritet relativisht shpejt gjatë vitit 2021”, thuhet në raportin e bankës.

Të gjitha këto parashikime optimiste janë bazuar në një situatë të përmirësuar të pandemisë

“Burim rreziku vijon të jetë intensifikimi i pandemisë me përhapjen e varianteve të reja të virusit apo një rimëkëmbje më e ngadaltë e konsumit, si pasojë e një përqasjeje më të kujdesshme të familjeve shqiptare”, thuhet në raport.

Ndërkohë nga ana tjetër banka thotë se punësimi ende nuk ka hyrë në shinat e rikuperimit, për këtë arsye do të vijojë mbështetja për bizneset nga bankat e nivelit të dytë, pasi do të mbahet e pandryshuar politika monetare që garanton likuiditet për bankat. Nëpërmjet këtij vendimit bizneset do të rrisin aktivitetin e tyre dhe të rrisin pagat e punonjësve.

Rritja e pagave sipas ekspertëve të bankës do të kishte një efekt zinxhir pozitiv e për pasojë do rriste në 3% inflacionin më shumë se është aktualisht, që është 2.2%.

“Rritja e pagave do të ushtrojë presion për rritjen e kostove të prodhimit dhe të çmimeve përfundimtare. Rritja e këtyre të fundit do të ndihmohet edhe nga rritja më e shpejtë e inflacionit në mjedisin e jashtëm. Në parashikimet tona, kthimi i inflacionit në objektiv pritet të ndodhë brenda vitit 2022”, vijon më tej raporti.

Ndërsa sa i takon luhatjeve në kursin e këmbimit Banka e Shqipërisë thotë se zhvlerësimi i euros ka ardhur si pasojë e efektit sezonal dhe prurjeve nga turistët.

Lexo edhe :  Zhvlerësohet dollari, prek nivelin më të ulët të dekadës, po këmbehet me 85 lekë!

 

Të fundit

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Spiropali në Kavajë e Rrogozhinë/ Zhvillim ekonomik dhe turizëm përmes anëtarësimit në BE

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, së bashku me kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi, Antonela Dedej dhe Eldi Çepeli, zhvilloi...

Lajme të tjera

Web TV