60 vjet nga ndërtimi i Murit të Berlinit, reagon Ambsada Amerikane: Simbol i një qyteti të ndarë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot 60 vjet më parë, Europa dhe bota do të ndaheshin për 3 dekada. Ushtria sovjetike filloi ndërtimin e murit të Berlinit mbrëmjen e 13 gushtit të vitit 1961 me qëllim pengimin e lëvizjes së çdo qytetari nga pjesa lindore në atë perëndimore të Gjermanisë.

Për këtë ngjarje që i shkaktoi vendit shumë dhimbje dhe jetë të humbura, ka reaguar edhe Ambasada Amerikane.

Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada shkruan se Muri i Berlinit ishte simbol i një qyteti të ndarë brenda një vendi të ndarë brenda një kontinenti në ndarë

Postimi i plotë:

??️ | Gjashtëdhjetë vjet më parë si sot (më 13 gusht 1961), Berlini u zgjua i shokuar: ushtria e Gjermanisë Lindore kishte nisur ndërtimin e murit famëkeq të Berlinit. Simbol i një qyteti të ndarë brenda një vendi të ndarë brenda një kontinenti në ndarë, Muri i Berlinit u ngrit mbi ndasi historike disa dekada të vjetra. Një barrierë telash me gjemba e cila u kthye në blloqe muresh betoni 155 kilometra, Muri i Berlinit ndau Berlinin Perëndimor demokratik nga Berlini Lindor i kontrolluar nga Sovietikët prej vitit 1961 deri në 1989. Shihni historinë e Murit, nga ngritja deri në rrëzimin e tij: https://bit.ly/3s8XOJn

Dhe nëse doni të mësoni më shumë, klikoni këtu: https://bit.ly/3siatJV për të shkarkuar falas librin “Muri i Berlinit” 20 vjet më pas”, i cili përshkruan si dhe përse ai Mur u rrëzua.

Të fundit

Vrasja e të riut në Mat, një makinë e tretë kontrolloi rrugën (detajet)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Matin të mërkurën, ku 23-vjeçari, Renis Dobra, u gjet i vdekur në liqenin...

Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

Ilir Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në arrest me burg. Kreu i PL-së përmes avokatit Kujtim...

Zyrtare/ Theo Hernandez prezantohet si lojtar i Al Hilal

Theo Hernandez nga sot nuk është më një futbollist i Milanit. Klubi italian ka bërë të ditur zyrtarisht largimin e mbrojtësit francez, i cili...

Daja i Shabanit do t’i marrë mandatin, Lapaj: “Nuk kërcënohem nga askush”

Adriatik Lapaj u shpreh sot për Report TV se do vijojë misionin politik të nisur me Shqipëria Bëhet dhe se një ditë ata do...

Ulsi Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dërguar në ILD prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli. Ulsi Manja ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj saj...

Lajme të tjera

Web TV