Motra e Kosta Grillos për gazetarin: Është në gjendje të qendrueshme, po mbahet mirë

Gazetari Kosta Grillo i cili qëndron që prej ditës së djeshme në spitalin Memorial në Turqi, si pasojë e infektimit të tij me Covid-19, është në gjendje të qendrueshme.

Nga biseda e pak mimutave më parë me motrën e Kostës, Anin mësuam se situata e gazetarit është stabilizuar.

“Edhe pse nata këtë llojë pandemie e rëndon, gjërat duket se po shkojnë mirë. E pergjithshmja eshte pozitive, por 48 orët në vijim janë të vendimtare. Kosta po mbahet mirë dhe kjo është e rëndësishmja. Nuk janë fjalë të zbukuruara por situata aktuale”, pohoi familjarja e gazetarit