Rinovimi i pasaportave, ja njoftimi i ministries së Brendshme  

Zyrat e Gjendjes Civile, ku ofrohet shërbimi për aplikim e kartave të identitetit apo pasaportave, do të jenë në funksion të qytetarëve edhe gjatë fundjavës. Ministria e Brendshme njofton se ato do të jenë të hapura ditën e shtunë, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në aplikimin e qytetarit të fundit në radhë.

Ky vendim është marrë me qëllim për të lehtësuar fluksin e aplikimeve gjatë ditëve të javës, për shkak të ardhjes të shtetasve me banim jashtë vendit, të cilët kanë nevojë të rinovojnë dokumentet e identitetit.

Lista e zyrave të aplikimit pranë Gjendjes Civile që do të jenë të hapura të shtunën (14 gusht) është si më poshtë:

– Të gjitha zyrat e aplikimit në qarkun Tiranë, përfshirë bashkitë Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë;

– Në Durrës, rajonet 3, 4, 5 dhe 6, përfshirë zyrat në bashkinë Krujë dhe njësitë administrative Fushë-Krujë, Xhafzotaj dhe Sukth;

– Bashkia Berat, Gjirokastër, Peshkopi, Elbasan, Belsh, Fier, Lushnjë, Divjakë, Korçë, Lezhë, Shkodër, Vau i Dejës, Koplik, Vlorë, Sarandë.

Rikujtojmë se riaplikimi për kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.