Kërcënimi ndaj punonjësve të burgjeve, Ministria e Drejtësisë: Tre muaj mbrojtje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punonjësit e policisë së burgjeve apo drejtuesit e burgjeve që gjatë ushtrimit të detyrës së tyre u rrezikohet nga kërcënimet jeta, familja apo prona nga të tretët, kanë të drejtë t’u sigurohet mbrojtje e veçantë fizike nga Policia e Shtetit.

Një udhëzim i nxjerr nga ministria e drejtësisë përcakton se këta punonjës do të merren në mbrojtje për tre muaj. Sipas udhëzimit në situata emergjente kur për shkak të natyrës dhe kompleksitetit të çështjes është i pamundur garantimi i mbrojtjes nga Policia e Shtetit, ofrohet mbrojtje e veçantë nga struktura e posaçme e Policisë së Burgjeve, sipas rregullave dhe kushteve të përcaktuara në këtë udhëzim.
I kërcënuari duhet të bëjë një kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë, e cila shqyrtohet brenda 24 orëve. Përgjatë 10 ditëve në vijim pas vendimit që e merr në mbrojtje, i kërcënuari duhet të paraqesë prova e dokumentacion shtesë që të vërtetojë që është në rrezik.

Në rast se të kërcënuarit si pjesë e administratës së burgjeve i refuzohet mbrojta, i lind e drejta të ankohet më gjykatë. Krahas mbrojtjes, punonjësit e strukturës së posaçme të Policisë së Burgjeve bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit dhe institucionet e tjera për marrjen e informacioneve për parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, në drejtim të personit të mbrojtur.

Të fundit

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE reagon pas refuzimit për armëpushimin

Bashkimi Evropian ka rënë dakord të vendosë një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, duke kërcënuar se do të...

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen dy persona

Një operacion antidrogë është zhvilluar në qytetin e Korçës nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë. Burime zyrtare bëjnë me dije se Seksioni për Hetimin...

Vjen edhe kryeministri finlandez Orpo, Rama: Diskutuam për sfidat europiane

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot pasdite edhe homologun finlandez Petteri Orpo, një nga pjesëmarrësit në Samitin e Komunitetit Politik Europian që mbahet nesër...

Qori fitoi një mandat: Rama do të rrëzohet nga mbipushteti

Duke i konsideruar zgjedhjet e 11 majit “ekstremisht të pabarabarta”, kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe deputeti i ardhshëm Redi Muçi deklaruan të enjten në...

PS kërkon masë urgjente për vijimin e numërimit të votave nga Greqia

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë një seancë publike nesër në orën 09:30, ku në rend dite do të shqyrtohet kërkesa e Partisë...

Lajme të tjera

Web TV