Plas sherri në tregun e Milotit, 58-vjeçari plagos me thikë dy vëllezërit e rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sherr ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në vendin e quajtur tregu i Milotit, Kurbin, me pasojë plagosjen e dy vëllezërve.

Policia njofton se shtetasit A.P.,27 vjeç dhe D.P.,19 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Pllanë, Lezhë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin P. Gj., 58 vjeç, banues në fshatin Gajush, Lezhë, i cili i ka goditur me mjet të mprehtë thikë, duke i shkaktuar dëmtime të dy vëllezërve.

Milot/Informacion paraprak

Rreth orës 07:15, në vendin e quajtur tregu i Milotit, Kurbin, pas një konflikti të çastit, shtetasit A.P.,27 vjeç dhe D.P.,19 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Pllanë, Lezhë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin P. Gj., 58 vjeç, banues në fshatin Gajush, Lezhë, i cili i ka goditur me mjet të mprehtë thikë duke i shkaktuar dëmtime të dy vëllezërve, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi P.Gj., është shoqëruar në spital për kontrollin e nevojshëm dhe me pas në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Sherbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Ministeriali i SEECP në Tiranë/ Ja rrugët ku do të ndalohet qarkullimi të hënën

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar masa të posaçme sigurie dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit rrugor nesër...

Emërohet drejtori i ri i Gardës, kush është Simon Zereci

Pas dorëheqjes së Ermal Onuzit, komandohet drejtori i ri i Gardës. Me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Simon Zereci, me gradën Drejtues i Lartë dhe...

PAMJET/ Përplasen dy balona me ajër në Turqi, viktima dhe 19 të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe 19 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti ku u përplasën dy balona me ajër të nxehtë pranë...

FOTOT/ SHBA feston mes spektaklit 250-vjetorin, parada e rrallë në Uashington DC

Në Uashington DC u zhvillua një paradë ushtarake e rrallë për të kremtuar 250-vjetorin e Ushtrisë Amerikane, pikërisht në ditëlindjen e 79-të të ish-presidentit...

Europa nuk mund të na pranojë në familje me kuajt aktivë të Trojës brenda

Nga Preç Zogaj BE si violinë e parë për demokracinë në vendin tonë -  BE dhe SHBA kanë qenë gjithnjë komplementare në mbështetje të Shqipërisë drejt...

Lajme të tjera

Web TV