Turqia nuk humb kohë/ Bën gati murin për afganët, Erdogan merr masa për parandalimin e një fluksi të ri refugjatësh (Video)

Në videon që ilustrohen në vijim shfaqet kufiri i Turqisë me Iranin, ku po ndërtohet një mur me qëllim parandalimin e një fluksi të ri refugjatësh, kryesisht nga Afganistani.

Raportohet se Turqia po synon që ta zgjasë atë deri në 295 km në kufirin e saj, të përforcuar nga telat me gjemba. Kujtojmë se Erdogan tha se Turqia do të punojë me Pakistanin për të parandaluar një vërshim të ri të refugjatëve.

Ardhja e emigrantëve afganë në kufirin lindor të Turqisë është bërë një temë e nxehtë politike në Ankara, me opozitën që i bën presion qeverisë që të marrë masa të forta për të ndaluar fluksin.