Afganët në Shqipëri/ Brenda javës 250 të parët, dy zonat ku priten të strehohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Shqipëria po bëhet gati të presë brenda kësaj jave 250 afganët e parë, të cilët kanë punuar për administratën dhe ushtrinë amerikane, kryesisht përkthyes dhe nënpunës. Kryeministri ditën e dielë tha se vendit jonë do t’i presë afganët, sepse SHBA ka kërkuar ndihmë për të strehuar njerëzit që kanë punuar për të. Për shkak edhe të kategorisë që vjen, kryeministri Edi Rama ka ngarkuar njerëz të kabinetit të tij për tu marrë me strehimin në një prej zonave të aksesueshme, dhe jo jashtë Tiranës. Burime thonë se mund të jetë Qyteti Studenti në Tiranë një prej vendeve që do të strehohen, por kjo ende nuk është konfirmuar zyratisht nga Qeveria. Për qeverinë zgjidhje është edhe akomodimi në disa prej hoteleve në Durrës. Megjithatë pritet që Qeveria të dal zyratirisht për vendet që ka zgjedhur, pasi afganët brenda kësaj jave mbërrijnë në Shqipëri me avionë ushtarak. Në vendin tonë nuk do mund të vijë çdo person, por sipas marrëveshjes është specifikuar që do të pranohen vetëm ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të aleancës NATO-SHBA, ose gra aktiviste dhe intelektualë siç ka specifikuar dje kryeministri Edi Rama. Mësohet se shpenzimet për akomodimin e tyre dhe për cilësinë e jetësës në këto tre javë do të jetë faturë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qyteti Studenti
Dy godinat e Qyteti Studentit repsketivisht godina dy dhe katër do ju kthehet “emigrantëve” afganë për rreth tre javë. Studentëve banorë të këtyre godinave u është kërkuar që të largohen përkohësisht nga ambientet e saj, për t’u zhvendosur në godina të tjera, për të paktën tre javë. Një pjesë e studentëve kanë pranuar të largohen nga godinat nr. 2 dhe 4 në drejtim të godinave nr. 3 dhe 1, por një pjesë tjetër i thanë se duan të largohen përfundimisht.

Lexo edhe :  Nesër Konferenca e Pestë ndërqeveritare, Rama kryeson delegacionin në Bruksel

Ardhja e afganëve
Qytetarët afganë që do të strehohen në vendin tonë kanë punuar gjatë këtyre viteve me SHBA-në dhe NATO, si dhe aktivistë dhe mendohet se do të jenë shënjestra e hakmarrjes talebane, pasi këta të fundit morën pushtetin, prandaj largimi i tyre është parë si emergjente. Menjëherë pas konfirmimit zyrtar që Shqipëria do të hap dyert për t’i pritur, pas nisjes së “luftës”, një numër i madh i qytetarëve afganë janë paraqitur në ambasadën shqiptare në Turqi në kërkim të evakuimit drejt vendit tonë, ndonëse ashtu si kurse është bërë e ditur edhe më herët, janë një kategori personash që do të lejohen. Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se vendi ynë do të shërbejë si tranzit për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion final kanë Shtetet e Bashkuara. Ende pa ardhur kërkesa e qeverisë amerikane, Rama tha se kanë mikpritur kërkesa për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, të cilët janë nga të parët në listat e ekzekutimeve të barbarëve të Afganistanit. Pas Shqipërisë, edhe Kosova ka dhënë dritën jeshile për të pritur afganët, e ndërsa një vendim i tillë është pritur pozitivisht nga ndërkombëtarët, të cilët kanë vlerësuar vendin tonë si një vend i denjë aleat i NATO-s dhe SHBA-së. Organizata Ndërkombëtare e Migracionit dhe një tjetër organizatë e njohur pritet të kryejnë operacionin, ndërsa ardhja e tyre në vendin tonë do të bëhet me avion ushtarak amerikanë. Tani që talebanët morën pushtetin në Afganistan, jeta e tyre rrezikohet, e për këtë arsye NATO dhe SHBA po marrin përsipër strehimin e tyre në disa vende të ndryshme, pjesë e së cilës është edhe vendi ynë.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV