Marina Vjollca shtatzënë për herë të parë? Shoku i ngushtë hedh dyshime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marina Vjollca po poston gjithnjë e më rrallë foto në rrjetet sociale dhe kjo është bërë shkak që ndjekësit të aludojnë lloj-lloj gjërash. Në një foto të publikuar para pak kohësh, ajo kishte shkruar:

“Më mori malli për të gjithë ju” dhe menjëherë ndjekësit kanë “bombarduar” postimin me komente dhe menjëherë kanë nxitur dyshimet se moderatorja mund të jetë shtatzënë.

Marina ka fotografuar vetëm portretin dhe mban veshur një bluzë të gjerë që me siguri ky detaj ka bërë ndjekësit të mendojnë se bukuroshja e ekranit është në pritje të ëmbël.

Por, ajo që shtoi dyshimet ka qenë postimi në llogarinë e saj të “Instagram”, ku Marina ka falënderuar Zotin duke mos zbuluar arsyen.

“Faleminderit Zot për gjithçka”, ka shkruar moderatorja shqiptare.

Këto aludime i ka shtuar dhe më shumë miku i saj i ngushtë, Eraldo Rexha. Në një intervistë për “Pushime On Top” ai ka zbuluar se në kopertinën e shtatorit do të jetë një personazh që pret të bëhet mami.

“Do të kemi në kopertinë një personazh që pret të bëhet mami. Nuk mund të them dot më shumë derisa të vijë momenti i kopertinës. Është bjonde”,-është shprehur Eraldo.

I pyetur nga moderatori i programit, Flori Gjini, ai nuk ka preferuar që të zbulojë emrin e bashkëshortit të mamasë së ardhshme, por ka treguar se janë të dy të famshëm. Kaq ka mjaftuar që fansat t’i mbledhin të gjithë pjesët e “puzzle-it” dhe të mendojnë se prindërit e ardhshëm do të jenë Marina Vjollca dhe Getoar Selimi. Nëse është e vërtetë ose jo, kjo mbetet për t’u parë me kalimin e kohës.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV