Afganët në Kosovë/ Kurti: Prej një muaji koordinojmë punët me SHBA, por pa zhurmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se detajet e strehimit të afganëve në Kosovë janë duke u diskutuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas kreut të qeverisë kosovare, prej një muaji qeveria e Kosovës po koordinon punën në bashkëpunim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke e quajtur si aleatin kryesor e të pazëvendësueshëm, Kurti pohoi se bashkëpunimi dhe ndihma ndaj ShBA-së është më e pakta që Kosova mund të bëjë. “Ka një muaj që Qeveria është në kontakt të rregullt me ShBA për tu përgatitur për strehimin dhe mbrojtjen e një numri të refugjatëve. Ne jemi shtet serioz dhe këtë punë e kemi bërë pa zhurmë dhe me shumë kujdes se kjo çështje është e dhimbshme, por edhe çështje e ndjeshme e sigurisë. Ne e kemi SHBA e kemi aleatë të pazëvendësueshëm, përveç aspekti të solidaritet e ka edhe dimension edhe të aleancës me Amerikën. Ata na kanë përkrahur në vazhdimësi kjo është pjesë e vogël e kontributit. Hollësitë janë duke e diskutuar me ShBA-në dhe ato u përkasin ekipeve tona dhe kur të kenë detaje për shifrat, mënyrat dhe kohëzgjatjen”, tha Kurti. Qeveria e Kosovës mbrëmjen e së hënës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan. Afganët që do të strehohen në Shqipëri dhe Kosovë janë bashkëpunëtorë që kanë punuar me forcat e huaja dhe që tashmë ndihen të pasigurt pasi vendi është marrë nga talibanët. Në Shqipëri pritet të mbërrijë të mërkurë avioni i parë me rreth 300 afganë.

Siguria

Qeveria e Kosovës vlerëson të nevojshëm ofrimin e mbrojtjes së përkohshme e të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan. “Këta persona do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit nga institucionet relevante të sigurisë në Republikën e Kosovës, në rast të nevojës e në qëllim të sigurisë kombëtare, sipas vlerësimit të institucioneve relevante në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë. Sipas njoftimit të Qeverisëm, gjatë kohës së qëndrimit në Republikën e Kosovës do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara sipas Ligjit për Azil.

Afganistan, BE dhe NATO në gjendje shoku

Pas rikthimit të shpejtë në pushtet të talibanëve, NATO dhe BE kryesisht kanë heshtur. Janë qeveritë e vendeve të BE që shprehen aktualisht dhe marrin vendime. Shërbimin Diplomatik të BE e gjeti me sa duket të papërgatitur marshimi i shpejtë i talibanëve dhe dorëzimi i shpejtë i qeverisë afgane. Vetëm të enjtën e kaluar, krydiplomati i BE, Josep Borrell shkroi, se talibanët duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve në Doha, të bien dakord për një armëpushim dhe një qeveri me pjesëmarrjen e të gjitha palëve. Të shkruash këtë dy ditë para rënies së Kabulit, do të thotë të mos e njohësh gjendjen. Të hënën në mëngjes pasoi lutja që të garantohet tërheqja e rregulluar dhe e sigurtë e të gjithë të huajve dhe afganëve që kanë punuar për forcat e huaja. Kjo lutje është nënshrkuar nga përfaqësues të BE dhe pjesë të bashkësisë ndërkombëtare. Skenat kaotike në Kabul tregojnë, se është i mundur vetëm evakuimi ushtarak. Të martën pasdite është planifikuar takimi i posaçëm i ministrave të Jashtëm të BE. Presidenti i Parlamentit Europian kërkon një reagim të përbashkët të BE. Kush përndiqet, ai duhet të ketë mundësi të marrë azil, tha David Sassoli. Afganistani ka nevojë për një zgjidhje politike të qëndrueshme që mbron të drejtat e grave dhe u lejon afganëve të jetojnë në siguri dhe dinjitet. Zëdhënësit për politikën e jashtme tek Partitë Popullore Europiane, paralajmërojnë, se duhen evakuuar njerëzit atje. “Krahas forcave afgane të punës së Bundesëehrit, pishtarin e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut e kanë mbajtur edhe mjeket, kryebashkiaket, aktivistet për të drejtat e grave në Afganistan.” Të Gjelbrit kërkojnë që BE të evakuojë të paktën 600 forca lokale bashkë me familjet e tyre të misionit të policisë së BE, EUPOL, të delegacionit të BE në Kabul, të misionit të ndihmës, ECHO. “Europa duhet të përmbushë përgjegjësinë për forcat lokale të misioneve të BE. Në vend të veprojnë shpejt, Komisioni i BE dhe qeveritë kombëtare grinden për kompetencat”, kritikon zëdhënësi i të Gjelbërve dhe eurodeputeti, Sven Giegold. Në disa vende europiane, anëtare të NATO-s, të hënën u zhvilluan takime të komiteteve të sigurisë, si në Britaninë e Madhe, Belgjikë, Francë. Shtabi qendror i NATO-s në Bruksel heshti. Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Ëallace bëri të ditur një procedurë të përshpejtuar për punonjësit civilë. “Aty ku rregullat mund të zbuten kjo do të bëhet.” Britania e Madha planifikon evakuimin e 1200 deri në 1500 njerëzve në ditë, sa kohë që Kabuli ende ka kontroll perëndimor. Si datë e fundit është përcaktuar 31 gushti. “Disa nuk do t’ia dalin”, tha Ëallace. Kjo është e trishtueshme. Vetëm afganët që ia kanë dalë të vijnë deri në Kabul kanë shans të evakuohen. Në Berlin zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme deklaroi, se është e paqartë, sa kohë mund të vazhdojnë evakuimet nga Kabuli. Kancelarja Merkel bëri fjalë të hënën për “orë të hidhura”. Qeveria gjermane ka identifikuar para muajsh 2500 forca lokale, kësaj i shtohen 2000 aktivistë për të drejtat e njeriut e avokatë së bashku me familjet e tyre, gjithsej rreth 10.000 vetë. Gjermania aktualisht evakuon në bashkëpunim me SHBA. “Pa ndihmën e SHBA ne nuk mund ta kryejmë një mision të tillë”, tha Merkel. Për femrat e ata që u angazhuan për lirinë këto janë “ngjarje të hidhura.” Kandidati i CDU për kancelar, Armin Laschet u shpreh, se zhvillimi në Afganistan është “dështimi më i madh që nga themelimi i NATO-s”. Në Paris u zhvillua të hënën një takim i posaçëm i Këshillit të Mbrojtjes me presidentin Macron. Në një fjalim televiziv, Macron u shpreh se Franca do të pranojë aktivistë të kërcënuar të shoqërisë civile, artistë, gazetarë “Ne do t’i mirëpresim ata, sepse është nder për Francën të jetë në krah të atyre që luftojnë për lirinë.” Për mes një ure ajrore në Abu Dhabi do të evakuohen krahas personelit të ambasadave edhe punonjës afganë e aktivistë. Tek qeveria franceze ashtu si edhe në mjaft qeveri të BE ekziston frika e një krize të re refugjatësh, në rast se miliona afganë marrin rrugën drejt BE. Ministri grek i Migracionit, Notis Mitarakis e bëri ndërkohë të ditu se Greqia nuk do të shërbejë si “portë hyrëse për një valë të re refugjatësh”. DW

Të fundit

“Zogjtë” e Metës, afrohen te PS/ Pojana jep “lajmin”: Tani drejtoj njësinë numër 8

Hemoragjia e nisur nga ish-Lëvizja Socialiste për Integrim drejt Partisë Socialiste, vijon edhe me Partinë e Lirisë. Klevi Pojana, një...

UEFA merr vendimin historik!/ Euro 2027 U-21 organizohet në Shqipëri dhe Serbi!

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) mirëpret vendimin e sotëm të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që i jep të drejtën Shqipërisë të jetë një nga...

Arriti në fundjavë kuotën e 100 lekëve, euro humb sërish terren, ja me sa këmbehet

Një euro këmbehet sot në tregun valutor për 99 lekë. Në raport me fillimin e vitit 2024, kur monedha europiane këmbehej me 103.4 lekë,...

Skiatorja Lara Colturi garon në dy disiplina në Botërorin e Austrisë

Më datat 4-16 shkurt, në pistën e Saalbach, në Austri, do të zhvillohet Botërori 2025 në sportin e skive. Një event i rëndësishëm ku për...

Shqipëria në vitin 2024 me numrin më të ulët në Ballkan të azilkërkuesve të huaj

Shqipëria ka numrin më të ulët në vendet e Ballkanit Perëndimor të të huajve të parregullt që hynë në vend dhe u referuan në...

Lajme të tjera

Web TV