Makina “fluturon” me 185 km/h në Bypass-in e Fierit, policia arreston në flagrancë 9 shoferë, gjobiten mbi 1600 të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijojnë kontrollet e Plicisë Rrugore në të gjithë vendin, ndërkohë që një numër i madh drejtuesish mjetesh janë gjobitur në 24 orët e fundit.

Efektivët kanë konstatuar mjete që lëviznin me shpejtësi deri në 185 km/h në Bypass-in e Fierit, teksa janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 41 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur deri në masën 1.43 mg/l në Tiranë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1654 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore vijon monitorimin e  pandërprerë në të gjitha akset  rrugore nacionale, qendrat  urbane dhe akset  kryesore rurale me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Si rezultat i monitorimit me radar dhe  alkooltestues, janë pezulluar 41 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara që varionin nga 152 km/h në Levan -Vlorë, 154 km/h në Tiranë-Elbasan gjatë natës, dhe deri në 185 km/h në Bypass-in e Fierit  dhe 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur deri në masën 1.43 mg/l në Tiranë.

Po si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të adresuara në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1654 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Lexo edhe :  Ngjela paralajmëron fundin e Ramës/ Ja gabimet fatale që po e çojnë drejt rrëzimit

Mos qarkulloni me shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos kryeni parakalime të gabuara, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit, qëndroni në radhë ku ka ngadalësim të lëvizjes, pasi fluksi i automjeteve në drejtim të zonave bregdetare e anasjelltas është shumë i lartë dhe të gjitha rrugët monitorohen nga Policia Rrugore duke përdorur bazën logjistike që ka në dispozicion.

Në çdo aks rrugor në të gjithë vendin ka patrulla të Policisë Rrugore me, për një qëllim: sigurinë e jetës.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV