19 gusht 1919
Gjatë historisë së tyre afganasit kanë luftuar ndaj ushtrisë Britanike, asaj sovjetike por dhe ndaj trupave amerikane
Ata kanë qënë nën çizmen e ushtarit sovjetik por dhe nën atë të ushtarit amerikanë. Ndaj janë mësuar të lindin e të vdesin në luftë, apo të jenë gajtë gjithë kohës vigjëlentë. E megjithatë më parë se kaq afganasit kanë luftuar për të fituar pavarësinë nga Britania e Madhe. Dhe në gushtin e vitit 1919 kanë mundur të fitojnë.
Perandoria e ngritur nga Ahmad Shah Durrani në vitin 1747 merret si fillimi i shtetit Afganë. Kjo perandori nuk pati jetë të gjatë pasi u shkatërrua për interesa të prijësve vendas. Pas një kohe të shkurtër Afganistani bie nën ndikimin e Britanisë së Madhe.
Më 1801 në marrëveshjen e paqes Anglo-Perse u vendosë edhe emërtimi “Afganistan”, që më parë ky vend njihej si termin tokat Afgane.
Pas rezistencave të shumta të popullit Afganë, Afganistani ndahet nga Britania e Madhe në vitin 1893 duke humbur disa pjesë të territorit në Indi (sot Pakistani). Që nga kjo kohë ende nuk ka ndonjë kufi zyrtar mes Afganistanit dhe Pakistanit.
Lufta e tretë Anglo-Afgane bëri të mundur që më 19 gusht të vitit 1919-së pranimin e sovranitetit të Afganistanit nga Britanikët.
9 gushti 1919 njihet zyrtarisht dhe si Dita e Pavarësisë
Pushtimi sovjetik
Që nga 1933 ishte një monarki e stabilizuar e cila më 1973 duhej të lëshonte vendin për një republikë të cilën komunistët më 1978 e kontrollojë.
Një përjetim i shkurtër i demokracisë mbaroi me grushtin e shtetit të vitit 1973 dhe me një kundër-grusht komunist më 1978. Bashkimi Sovjetik u përpoq ta pushtonte më 1979 për të mbështetur regjimin në shkatërrim afgan komunist, duke u hedhur në një luftë të gjatë dhe shkatërruese. Marshimi i trupave sovjetike në Afganistan në vitin 1979, solli një luftë dhjetëvjeçare. BRSS u tërhoq më 1989 pas një presioni të papërkulshëm prej rebelëve anti-komunistë muxhahedinë që mbështeteshin ndërkombëtarisht.
Pas tërheqjes së trupave sovjetike më 1989 dhe dorëheqjes së kryetarit komunistë Najbullah më 1992, grupet muxhaedine fillojnë luftën për pushtet në mes tyre e cila vazhdon deri në vitin 1995. Nga kjo luftë shkatërruese dalin si fitimtarë grupi i muxhaedinëve të quajtur Taliban. Talibanët vendosin në 90% të vendit sundimin e tyre të një forme të prapambetur mesjetare e cila ju sjellë kokëçarje vendeve perëndimore.
Pas 11 shtatorit
Pas sulmeve terroriste të 11 shtator 2001 në Nju Jork Siti dhe Uashington D.C., një aleancë ushtarake e SHBA me Aleancën Veriore rrëzoi regjimin taleban për shak të strehimit të Osama Bin Ladenit. Konferenca e Bonit e OKB-së, në 2001 krijoi dhe vendosi një program për rindërtimin politik që përfshinte adaptimin e një kushtetute të re, zgjedhjet presidenciale të vitit 2004 dhe zgjedhjet e Asamblesë Kombëtare të vitit 2005. Në dhjetor 2004, Hamid Karzai u bë presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Afganistan dhe Asambleja Kombëtare u inaugurua dhjetorin e ardhshmëm. Karzai u rizgjodh për një mandat të dytë në nëntor 2009. Pavarësisht nga përforcimi i një qeverie të qëndrueshme qendrore, talebanët e rigjallëruar dhe paqëndrueshmëria e vazhdueshme në zonat rurale – sidomos në jug dhe lindje – mbeten sfida serioze për Qeverinë Afgane.
Demokracia e përkohshme
Që nga 13 gushti 2004, Afganistani është i ndarë administrativisht në 34 provinca (vilajete ), ku çdo krahinë ka kryeqytetin e saj dhe një administratë provinciale. Provincat ndahen më tej në rreth 398 komuna, secila prej të cilëve normalisht mbulon një qytet ose një numër fshatrash. Secila komunë përfaqësohet nga një kryetar i komunës.
Kryetari i provincës (Valiu) emërohet nga Presidenti i Afganistanit dhe kryetari i komunës zgjidhet nga kryetari i provincës. Kryetarët provincialë janë përfaqësues të qeverisë qendrore në Kabul dhe janë përgjegjës për të gjitha çështjet administrative dhe formale brenda provincave të tyre. Ka edhe këshilla provinciale të cilat zgjidhen nëpërmjet zgjedhjeve të drejtpërdrejta dhe të përgjithshme për një periudhë prej katër vjetësh. Funksionet e këshillave provinciale janë për të marrë pjesë në planifikimin e zhvillimit provincial dhe në monitorimin dhe vlerësimin e institucioneve të tjera të qeverisjes provinciale.
Sipas nenit 140 të Kushtetutës dhe të dekretit presidencial mbi ligjin zgjedhor, kryetarët e bashkive të qyteteve duhet të zgjidhen me anë të zgjedhjeve të lira dhe të drejtpërdrejtë për një mandat katër vjeçar. Megjithatë, për shkak të kostove të mëdha zgjedhore, zgjedhjet për kryetar bashkie dhe komune asnjëherë nuk janë mbajtur. Në vend të kësaj, kryetarët e komunave kanë qenë të emëruar nga qeveria. Sa për kryeqytetin e Kabulit, kryetari emërohet nga Presidenti i Afganistanit.
Më 9 tetor 2004 mbahen zgjedhjet e para për kryetarë të Afganistanit të cilat i fiton Hamid Karsai.
Fundi dramatik
Forcat amerikane kanë qenë në Afganistan që nga viti 2001. Një koalicion i udhëhequr nga SHBA-ja rrëzoi talibanët nga pushteti disa javë pas sulmeve teroriste të 11 shtatorit, 2001 në SHBA nga Al-Kaida, e cila atëherë ishte e vendosur në Afganistan.
Talibanët u rigrupuan dhe u bënë një forcë kryengritëse që deri në vitin 2018 ishte aktive në më shumë se dy të tretat e vendit.
Në muajin shkurt të të vitit 2021 SHBA-ja arriti marrëveshje me talibanët për tërheqjen graduale të trupave të huaja nga Afganistani, mirëpo vetëm pasi talibanët paraqitën garanci se nuk do të kryejnë sulme terroriste dhe nuk do të lejojnë që grupe sikurse Shteti Islamik apo tjera të përdorin Afganistanin si terroritor për të kryer sulme.
Marrëveshja parashihte negociata ndërmjet Qeverisë afgane dhe talibanëve, të cilat kanë filluar në muajin shtator në Doha të Katarit, mirëpo nuk kanë arritur ndonjë përparim deri më tani.
Shumë njerëz në Afganistan kanë frikë nga talibanët në qeverisje. Talibanët, në kohën kur kanë udhëhequr me Afganistanin, janë akuzuar për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Ndërkohë dhuna në vend është rritur kohët e fundit.