Blinken falenderon Ramën për strehimin e afganëve  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Kryeministri Edi Rama është telefonuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, 5 ditë pasi Shqipëria ka pranuar kërkesën e SHBA për të strehuar një grup afganësh që u rrezikohet jeta nga talebanët që morën pushtetin në Afganistan. DASH njoftoi se Sekretari Blinken dhe kryeministri Rama u konsultuan në lidhje me ofertën e NATO- s bërë Shqipërisë për të pranuar përkohësisht afganët në nevojë. Bliken e ka falenderuar kryeministrin për vazhdimin e traditës krenare të vendit tonë për strehimin e njerëzve në nevojë. “Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari dhe Kryeministri u konsultuan në lidhje me ofertën e NATO- s, dhe të Shqipërisë për të pranuar përkohësisht strehimin e afganëve në nevojë. Sekretari Blinken falenderoi kryeministrin Rama për vazhdimin e traditës krenare të Shqipërisë për strehimin e njerëzve në nevojë. Sekretari dhe kryeministri riafirmuan partneritetin e ngushtë midis dy vendeve tona”, mbyllet njoftimi nga zëdhënësi i DASH-it. Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka falenderuar kryeministrin Rama edhe për ofrtën që kz i fundit ka bërë për të marrë përsipër strehimin e afganëve në Shqipëri. Blinken këtë gjë e ka bërë publike edhe përmes një mesazhi në rrjete sociale, ku shprehet mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit tonë në NATO. “Faleminderit Edi Rama për ofertën e Shqipërisë për të siguruar strehë të sigurt për afganët në nevojë. Shumë mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit tonë në NATO”, shkruan Blinken.

Ardhja e afganëve

Edhe pse Sekretari Amerikan i Shtetit ka falendeuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për pritjen e afganëve prej katër ditësh pritje, asnjë avion ushtarak nuk është ulur në Rinas për të sjellë nënpunësit, gazetarët dhe përkthyesit që kanë punuar për administratën amerikanë në Afganistan. Sipas mediave botërore, kaosi në aeroport nuk e mundëson nisjen e avionëve.

Lexo edhe :  Në 1973 raportova lirshëm mbi Izraelin në luftë. Sot, censura e tij e ka bërë të pamundur

Situata në Kabul

Situata në aeroportin e Kabulit vazhdon të jetë kaotike ndërsa një numër masiv njerëzish përpiqen të largohen nga Afganistani. Civilët, përfshirë fëmijët, përpiqeshin t’u largheshin të shtënave. Pentagoni tha se aktualisht janë rreth 5,800 trupa amerikane në aeroportin e Kabulit për të ndihmuar me përpjekjet e evakuimit. Më shumë se 18,000 njerëz janë evakuuar nga Kabuli që kur talebanët pushtuan kryeqytetin e Afganistanit, tha një zyrtar i NATO -s të premten, duke u zotuar të dyfishojë përpjekjet e evakuimit ndërsa shtohen kritikat ndaj trajtimit të krizës nga Perëndimi. Disa vende të NATO-s propozuan që aeroporti i Kabulit të mbetet i hapur për evakuime përtej afatit aktual të 31 gushtit, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg të Premten pas një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve të aleancës.

 

Të fundit

Laert Vasili: Motra ime vdiq sepse i morën gjak për t’i rigjeneruar gjakun Enver Hoxhës

Laert Vasili ishte këtë të shtunë në një intervistë plot emocione në “S’e luan Topi” në Top Channel. Gjatë rrëfimeve...

Nëse përballë Serbisë do të kishte luajtur Kombëtarja Kuqezi e plotë…

Nga Eduard Zaloshnja Deri në vitin 1990, në Kombëtaren Kuqezi luanin vetëm futbollistë që aktivizoheshin në kampionatin shqiptar. Për arsye të vetkuptueshme të asaj kohe…. Pas...

Itali/ Referendum për punën dhe shtetësinë, hapen qendrat e votimit! Zgjat edhe të hënën

Qendrat e votimit janë hapur sot në të gjithë Italinë dhe deri në orën 15:00 të së hënës, për pesë pyetjet mbi punën dhe...

Arrestohet nga imigracioni amerikan TikTokeri i famshëm

Autoritetet amerikane të imigracionit kanë konfirmuar arrestimin për disa orë të influencuesit të famshëm italo-senegalez dhe TikToker-it Khaby Lame. "Ai u arrestua të premten nga...

Refleksion/ Mes pasionit dhe realitetit për ta shqepur Serbinë

Nga Leonard Veizi Kur një shqiptar merr rrugën për të parë ndeshjen e Kombëtares, ai nuk po blen thjesht një biletë. Ai po blen një...

Lajme të tjera

Web TV