Zv.Kryeministri Erjon Braçe e ka cilësuar si papërgjegjshmëri mbledhjen e njerëzve në festën e birrës në Korçë në një kohë që shifrat e Covid po rriten, ndërkohë që u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
Braçe paralajmëron se “ndezja” e Korçës do të tregojë flakët brenda 10 ditësh, duke nënkuptuar rritjen e numrit të infeksioneve. Zv.kryeministri kërkon që të mos abuzohet me lirinë, ndërsa sheh si shpëtim masat kufizuese, vaksinimin dhe mbajtjen e maskave.
Në fund, zv. Kryeministri kërkon që të gjithë deputetët e Kuvendit të rinj të tregojnë certifikatën e vaksinimit, duke dhënë të parët shembullin për qytetarët.
Postimi i plotë i zv.Kryeministrit Erjon Braçe.
POOO E NDEZET KORCEN!
FLAKEN E SHIHNI PER 10 DITE DHE
NUK DO SHUHET DOT ME BIRRE!
Vera eshte liri!
Por jo papergjegjshmeri!
Jo ne kohe #COVIDI vecanerisht.
DO TA JETOSH NE KLUB, NE FESTA, KONCERTE, NE STADIUM, NE PUNE,
NE SHKOLLE, KUDO, VAAAAAKSIIIIIINOOOOOHUUUU!
Por pa vaksinuar grumbullime te tilla e ndezin, i vene flaken dhe nuk e shuajne dot!
Jane papergjegjshmeri edhe pse eshte vere, edhe pse eshte koha per te pushuar e gezuar.
Ekuilibri ne liri mes infektimit, nevojes, punes, argetimit qe na solli shkelqyeshem deri ne nisje te veres, duket se ka levizur per keq, ndaj edhe numri i te infektuarve po rritet;
NUMRAT E TE VAKSINUARVE ME DY DOZA NUK JANE AQ SA LIRIA QE PO PERDORET QESIM E PA MASA MBROJTESE NGA GJITHKUSH.
Ne nje gjendje te tille,
rikthimi tek masat kufizuese ose vaksinimi plus nje maske na mbrojne jeten,
tonen e te familjes;
TANI ESHTE KOHA PER KETE DETYRIM!
Te gjithe ata qe jane ne nevoje e ne marredhenie me shtetin,
duhen vaksinuar;
Shembujt per e me ata qe jane ne pamundesi ekonomike per te perballuar shpenzimet e semundjes jane te forte dhe
vaksinimi i detyrueshem per ta ka qene zgjidhje;
Te gjithe ata qe jane ne marredhenie me shtetin e ne sherbim te qytetareve duhen vaksinuar;
Shembujt nga sektori i sherbimit shendetesor, sherbimit arsimor, sherbimit publik ne teresi qofte eshe nga Italia fqinje jane te forte dhe referojne vaksinimin e detyrueshem;
Te gjithe ata qe duan argetimin ne grup e pa limit ne ambjente qe lehtesisht kthehen ne qendra infektimi masiv, duhen vaksinuar;
Shembulli i koncerteve masive ne Kosove por edhe ketu, dy ndeshjet me tifoze masivisht e thuajse 100% ne Shkoder, duhet te mjaftojne per ta bere vaksinimin te detyrueshem.
Aaaa dhe nje gje;
DETYRIMI NIS NGA ME TE PUSHTETSHMIT, INSTITUCIONET QE MATERIALIZOJNE PUSHTET DHE VIJOJNE ME KOMUNITETET;
Ne shtator nis Kuvendi por askush nuk di deri tani se sa prej deputeteve jane vaksinuar plotesisht me dy doza vaksinash;
DETYRIMI DUHET TE NISE ATY!