Nis rezistenca ndaj terrorit taleban, afganët marrin tre rrethe në veri të Kabulit

Luftëtarët opozitarë, besnikë ndaj qeverisë së përmbysur të Afganistanit rimorën të premten tre lagje veriore nga talebanët vetëm disa ditë pasi grupi islamik rivendosi kontrollin e tij mbi pjesën më të madhe të vendit. Gjithashtu sot milicitë afgane i dëbuan talebanët nga pjesë të provincës Baghlan, të vendosura rreth 160 kilometra në veri të kryeqytetit. Rreth 30 luftëtarë talebanë u vranë dhe 20 të tjerë u kapën, sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare.

Abdul Hamid, komandant lokal i asaj që u përshkrua si një kryengritje kundër talebanëve, tha në një video mesazh nga Andrab, një nga rrethet e sapo mbajtur, se forcat e tij po përparonin drejt një rrethi tjetër aty pranë, duke u zotuar të kapte të gjithë Baghlan. Talebanët thuhet se kanë dërguar forcat e tyre në Andrab për të organizuar një kundërsulm. Sundimtarët e rinj të Kabulit nuk kanë komentuar humbjen territoriale, por mediat vënë në dukje një deklaratë nga një llogari pro-talebane në Twitter që pretendonte se 15 luftëtarë talebanë ishin vrarë dhe 15 të tjerë ishin plagosur. “Të gjithë ata që kanë kryer këtë krim duhet të vriten. Dyert e bisedës janë të mbyllura”, thuhej në deklaratë.