Pas disa pengesash, nesër mbërrijnë afganët e parë në Shqipëri

Pas marrjes së kontrollit nga talebanët, afganët që kanë bashkëpunuar me NATO-n ndihen të kërcënuar dhe janë larguar nga Afganistani.

Destinacioni përfundimtar i tyre janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë që në vendin tonë të qëndrojnë përkohësisht deri sa të pajisen me vizë.

Raportohet se nesër do të vijnë në Shqipëri grupi i parë me afganë. Do të jenë dy avionë të cilët do të nisen në oraret që tashmë janë planifikuar. Nëse në aeroportin e Kabulit nuk do të ketë kaos dhe trazira, dy avionët me afganë që do të vijnë në Shqipëri, do bëjë nisjen normalisht.