Rreth romanit “Fjala e fundit e Sokrat Bubës” të shkrimtarit të talentuar Thanas Medi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Zhuljeta Grabocka

Kam një ditë që e mbarova e mrekulluar romanin “Fjala e fundit e Sokrat Bubës”. Edhe pse e mbarova po i kthehem për herë të dytë. Nuk ishte vetëm fabula “Iliadë” që shtron një gosti e me thërrimet e saj do të shkruhen e vepra të tjera. Ajo, nuk është vepra e parë në letrat shqiptare, për një etni, kulturë e qëndresë gjuhe siç është gjuha arumune.
Ndoshta erdhi çasti fatlum, i fillimit të këtij shekulli, jo vetëm të pasqyrohet letrarisht bota e vizioni i tyre në kohëra, me të vërtetat artistike e historike, por të kemi fatin përmjet artit të fjalës, vepra të juaj të qëndrojë denjësisht me kryeveprat botërore. Është stili juaj, një narracion i drejpërdrejtë, që vlon si ajkë qumshti e derdhet pa përtim nga zulma e flakëve të zjarrit, që përndrit fytyra e karaktere, virtyt e dobësi rreth e rreth një dhëndri me indentitet të nëpërkëmbur. Por është dhe tymi i mishrave të Pashkës, që përhapet luginës së lumit duke lënë një prush zemrash të gëzuara.

Çdo personazh të mbetet në kujtesë, jo vetëm si imazh, por të duket sikur ke parë një film. Mjedisi, detajet, rritmi i jetës plazmohet në fantazinë e lexuesit që ndjek frazën tuaj, duke u dehur në ngjyrimet e mrekullueshme metaforike të fjalës. Mendoj është magjia e qumshtit që kini thithur në gjuhën e nënës. Duke menduar arumanisht e shkruar shqip, ju e kini pasuruar shqipen. Gjuhë të rritura në të njëjtin djep, e kanë një substrat të përbashkët fjalësh. Ashtu siç kanë edhe dallimet. Substrati që end avëlmendi juaj rrjedh në hyllinë e bashkejetesës së paqme. Ashtu siç ka qënë kjo bashkëjetesë që në gjenezë. Si ballkanas me shpirt të ngrohtë e të trazuar, vllehët, kanë akoma shumë për të treguar. Ndoshta romantika nomade e fiseve baritore është agu i një tematike më të thellë i letërsisë arumune. Si vajzë korçe, gjithnjë dëgjoja nga të parët e mi voskopojarë. Në se digjej Korça nuk e bënte Voskopojën. Voskopoja u dogj, dhe e bëri Korçën, dhe jo vetëm, por edhe Manastirin e Vjenën. Edhe kudo ku janë të hapërndarë, libri yt Thoma, është Bibla e dashurisë, ku çdo lexues vllah, gjen dashurinë e hyjnore të gjyshes, bukurinë e femrës, fisnikërinë e burrit, ngrohtësinë e familjes, ndjenjat më të brishta e të pafajshme njerëzore, artin për të ndërtuar lumturinë e jetës.

Lexo edhe :  Skandalisht i mirë, rikthimi i filmave të krimit të klasit të lartë

Të uroj nga zemra suksese, në pritje për të lexuar sa më shumë nga pena juaj.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV