“Amerikanët të çojnë të flasësh me Zotin”, Berisha në Rugovë, komentuesit: Ngele maleve si Meta

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale një foto nga Rugova. “Në Rugovë, diamantin e Bjeshkëve të Bekuara” shkruan Berisha.

Ndërkohë komentuesit nuk humbën rastin të thumbojnë ish-kryeministrin. “Ku je o legjend! Na mori malli të shofim në fush se mbete si Meta maleve! Qenka sëmundje ngjitëse kjo punë e amerikanëve!

Të dërgon nëpër male të flasësh me zotin se në fushë ka zhurma nuk dëgjon njeri! Kalofsh mirë o Doktor, mos e vrit mendjen se shumë bukur ke jetuar, histori bëre, ç’po të duhet lapidari tani se do e pshurrin qent! Have a nice day!”shkruan komentuesi Pajtim Sula.