Çun Lajçi reagon ashpër ndaj postimit të Gold AG: Faluni për vete, Zoti nuk do reklamë të rreme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme është bërë virale një fotografi e reperit Gold AG, i cili ndali veturën në Rrugën e Kombit për të falur namazin.

Lidhur me këtë, reagimet kanë qenë të shumta në rrjete sociale e një të tillë e bëri edhe aktori Çun Lajçi.

Autori i mirënjohur ka treguar një rast ku i ka kërkuar djalit të tij ta fotografoj pasi sipas tij të gjithë po bëjnë publike çdo gjë.

I njëjti madje i ka hedhur ‘kunja’ drejtpërdrejt artistit të njohur duke shtuar se duhet të luten për shpirtin e tyre, e jo për fotografi.

Postimi i plotë i Lajçit :
“Faluni për vete jo për fotografi

Edhe unë i thash djalit; ndalu buzë Rrugës se Kombit, se du me shkru diçka.

Shkruej n’veturë m’tha!

Jo i thash. Du me shkru e ti me m’fotografu. Le ta shohin njerëzia se sa i ditun jam!

A din pse?

Sepse kështu po bajnë do djem t’ri. Po e parkojnë kerrin n’autostradë. Po e shtrojnë sexhadën e po u thonë shokëve: Fotografom kur t’falna, se du me m’pa njerëzia sa besimtar i devotshem jam!

Unë shkruej se ma thotë zemra, por edhe ata duhet t’lutën për shpirtin e tyne, por jo për fotografi, se Zoti s’don reklamë t’rreme!”.

Të fundit

Administrata Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi se do t’i pezullojë nga puna të gjithë punonjësit me kontratë të...

Sekretari i Jashtëm britanik viziton Kievin, takim me presidentin ukrainas

Sekretari i Jashtëm britanik David Lamy do të vizitojë sot Ukrainën dhe gjithashtu pritet të njoftojë për sigurimin e ndihmës shtesë për Kievin prej 55 milionë eurosh Gjatë vizitës së...

Formula 1/ Publikohen pagat e pilotëve për sezonin 2025, “Mbretëron” sërish Verstappen

Këto janë pagat e pilotëve të F1 në rrjetin e ri të 2025-ës Pagat e pilotëve të Formula 1 për vitin 2025 janë bërë publike...

Vjosa Osmani vizitë në Uashington, pritet të takohet me zyrtarin e lartë të DASH

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takohet sot me një zyrtar të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) në Shtetet e Bashkuara. DASH-i...

Dy zemra në një sigurim! Dhurata origjinale për Shën Valentin

Për këtë Shën Valentin, Sigal sjell një ofertë të veçantë për dashurinë tuaj: Bli një paketë Teleshëndet për të dashurin/të dashurën dhe përfitoni një...

Lajme të tjera

Web TV