38-vjeçari noton 20 km nga Rusia drejt Japonisë për të kërkuar azil

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një rus ka notuar për më shumë se 12 milje (20 km) nga ishulli rus i veriut te Paqesorit, Kunashir drejt qytezës japoneze të Shibetsu në ishullin Hokkaido, ku kërkoi azil politik kësaj të diele.

Autoritetet japoneze ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht identitetin e azil-kërkuesit rus, por burimeve të mediave të atjeshme thonë se bëhet fjalë për 38 vjeçarin Vaas Feniks Nokard, i lindur në Izhevsk.

Ai është ndaluar nga autoritetet japoneze dhe dërguar në stacionin e policisë së Hokkaido ku po merret në pyetje për udhëtimin e jashtëligjshëm.

Një burim i paidentifikuar tha për rrjetin rus RIA Novosti: “Duket se kishte veshur një kostum noti. Ka kaluar të gjithë ngushticën prej 20 kilometrash vetëm me not”.

Nokard raportohet se është deportuar nga autoritetet japoneze në 2011 për shkelje të afateve të vizës, dhe të tjera të dhëna tregojnë se burri është deportuar edhe nga Tailanda e Bali.

Burimet që zbulonin identitetin e personit bënin një portret kryesisht negativ të tij.

“Ai ka jetuar në ishujt Kuril prej tre vjetësh, nuk punonte ndokund, ka jetuar në fshatin Golovino, flinte në tendë ose bashkohej me këdo që takonte”, shtonin ato.

Zëdhënësi qeveritar japonez Katsunobu Kato tha dje se qeveria do të marrë “masat përkatëse” pas konfirmimit të ardhjes ilegale të rusit, sipas RIA.

Shibetsu, vendndodhja ku raportohet se ka ardhur refugjati, është një qytezë e vogël peshkatarësh me disa mijëra banorë, dhe një nga pak vende në Japoni ku nuk mund të shkohet me tren.

Në një raportim të ‘Novaya Gazeta’, Nokard përshkruhej si adhurues i kulturës japoneze.

Ndërsa autoritetet ruse në Yuzhno-Kurilsk thanë se refugjatit i ishte dhënë tokë falas si pjesë e programit të ripopullimit të rajoneve të Lindjes së Largët.

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV