Aksidentohet makina me motorin në aksin Korçë-Kapshticë, humb jetën një person

Një aksident është shënuar në aksin nacional Korçë-Kapshticë.

Si pasojë e kësaj ngjarje, një person ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Cangonj, ku një makinë ka përplasur një motoçikletë. Drejtuesi i këtij të fundit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.