Humbi të birin 4-vjeçar pas shembjes së ndërtesës në Itali, babai kërkon ndihmë për të sjellë trupin në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dobët, me dhimbjen që mund t’i dallohet në sy dhe me pamundësinë për të ndryshuar realitetin e trishtë, Genci Tila, i ati i Aronit 4-vjeçar që u nda nga jeta ditën e djeshme, pas shembjes së ndërtesës ku banonin, kërkon drejtësi.

“Ne duam drejtësi. Ne kishin ardhur në Torino për të filluar një jetë të re dhe sot kishim një takim për të gjetur një shtëpi tjetër sepse në atë vend asgjë nuk funksiononte si duhet. Në mëngjes mund të nuhasje erën e gazit”.

40-vjeçari shqiptar, i cili ditën e djeshme priti me orë të tëra jashtë ndërtesës dykatëshe të shkatërruar nga shpërthimi duke pritur që zjarrfikësit të nxirrnin Aronin e vogël nga rrënojat, pasi i biri u nxor nga tronditja që pësoi kaloi natën në spital. Për ta mbështetur atë gjendet kushëriri i gruas Qemal Çupi, i cili rrëfen që ata sapo ishin zhvendosur në Torino.

“Ata erdhën nga Napoli, në Torino për të filluar një jetë të re. Babai i Aronit kishte gjetur punë në një kompani si punëtor, ku ditën e djeshme ishte dita e parë e punës. Por për fat të mirë – vazhdon Çupi – dy fëmijët e tjerë nuk ishin në shtëpi. Të dy fëmijët e tjerë gjendeshin tek një i afërm”.

Sapo mbërritën nga udhëtimi i gjatë, në fakt, familja Tila kishte vendosur që të pesë ata të mos mund të qëndronin në atë papafingo, e cila sipas tyre ishte shumë e vogël dhe ata duhej të gjenin një shtëpi tjetër.

Tani ata kërkojnë ndihmë me dokumentet dhe mbi të gjitha ndihmë për të sjellë trupin e të voglit në Shqipëri.

E ëma e Aronit, Nertila Tila e cila ndodhej me të voglin në momentin që në ndërtesën ku jetonin ra zjarri, gjendet ende në spital.

Lexo edhe :  The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

Ndërtesa dy katëshe u shemb ditën e djeshme, pasi kishte një rrjedhje gazi në një nga 6 apartamentet të cilat banoheshin nga shqiptarë ose rumunë. Si pasojë e incidentit humbi jetën 4 vjeçari Aron Tila u nda nga jeta dhe mbetën të plagosur nëna dhe 2 persona të tjerë.

 

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV