Jepte leje ndërtimi në këmbim të parave, SHÇBA arreston inspektorin e policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme në bashkëpunim me strukturat e luftës kundër korrupsion në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë ndaluar inspektorin L. V., 47-vjeç, i cili akuzohet se ka shpërdoruar detyrën.

Ish-inspektori gjatë një periudhe kohore të vazhdueshme ka kryer veprime aktive të shpërdorimit të funksionit të tij, duke marrë shuma monetare të paligjshme në këmbim të premtimit për mosveprim të strukturave policore, në fushën e ndërtimeve pa leje.

Ndërkohë vazhdon puna investigative dhe procedurale në lidhje me dokumentimin, sqarimin e pozitës së tij, si dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari.

Njoftimi SHÇBA

Tiranë – Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme Tiranë në bashkëpunim me strukturat e luftës kundër korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bazuar në kallëzimin e shtetasit E.B., në datë 25 gusht 2021, ndaloi Inspektor L.V., 47 vjeç, me detyrë Nd/Specialist i Policisë Kriminale pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë, për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Korrupsionit Pasiv”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.
Mbeshtetur në faktet dhe provat e administruara gjatë hetimeve paraprake të zhvilluara, punonjësi i Policisë, L.V., gjatë një periudhe kohore të vazhdueshme, ka kryer veprime aktive, në shpërdorim të funksionit të tij organik, duke kërkuar dhe marrë shuma monetare të paligjshme, në këmbim të premtimit për mosveprimin e strukturave policore për ndërprerjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje.
Vazhdon puna investigative dhe procedurale në lidhje me dokumentimin, sqarimin e pozitës së tij, si dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari.
Materialet procedurale në lidhje me veprimtarinë kriminale të kryer nga shtetasi i ndaluar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Duke marre shkas nga ky rast, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe SHÇBA, shpreh mirënjohje ndaj gjithë qytetarëve që kanë ofruar bashkëpunimin për evidentimin e goditjen e paligjshmërive, si dhe mbeten të gatshme në çdo kohë të mirëpresin kallëzimet apo denoncimet e qytetarëve për rastet korruptive që mund të kryhen nga punonjës të veçantë të policisë gjatë ushtrimit të detyrës.

Lexo edhe :  “Furtunë” në Policinë e Tiranës!/ Ndryshohet shefi i trafikut urban, preken edhe krimet

 

Të fundit

23 maj 1431/ Zhan d’Ark, djegia në turrën e druve e ktheu në mit

Përgatiti: Leonard Veizi Për të, dhe bëmat e saj ka libra pa fund. Figura e saj ka frymëzuar për shekuj...

Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme!

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Spitali për kafshët dhe spitali për njerëzit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova se në Shqipëri ishte ndërtuar një nga spitalet më të mëdha në Europë për kafshët, m’u mbush zemra me krenari...

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit, 30 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Policia e Fierit njofton planin e masave për turin e 82-çiklistik, ja rrugët që bllokohen

Policia e Fierit ka njoftuar se ditën e nesërme do të merren masa për garantimin e sigurisë rrugore dhe mbarëvajtjen e etapës së fundit...

Lajme të tjera

Web TV