Mbyllen me sukses ndeshjet e UEFA Futsal Champions League në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë luajtur këtë mërkurë ndeshjet e fundit të UEFA Futsal Champions League të vlefshme për fazën kualifikuese të Grupit C, që u zhvilluan në sallën e Parkut Olimpik të Tiranës në kryeqytetin shqiptar. Në ora 17:00 është zhvilluar ndeshja Utleira – Differdange, që u mbyll me fitoren surprizë 2-4 të skuadrës nga Luksemburgu. Norvegjezët e Utleiras në fakt e nisën mirë sfidën dhe kaluan dy herë në avantazh, por Differdange në të dyja rastet baraspeshoi gjithçka.

Në minutat e fundit Differdange firmosi edhe përmbysjen, duke shënuar dy herë e duke vulosur shifrat në 2-4. Protagonisti kryesor ishte sulmuesi Paulo Jorge De Azevedo Silva, i cili shënoi tre nga 4 golat për luksemburgasit. Kjo ishte fitorja e parë e Differdange më grup pas dy humbjesh, ndërkohë që të dyja skuadrat e mbyllën fazën e grupit me 3 pikë të marra nga secila. Në ndeshjen e dytë përballë KF Tirana kishte hungarezët e Haladas.

Miqtë e nisën mirë ndeshjen dhe gjetën golin e parë me anë të Henrique Diniz De Sousa, ndërsa disa minuta më vonë dyfishojnë me golin e Kevin Nagy. Por Tirana nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe arrin të shkurtojë diferencën me golin e Mentor Mejzinit. Ndërkaq, në fund të pjesës së parë hungarezët humbën edhe një penallti, që u prit nga portieri i bardhebluve, Klodian Rrapi. Minutat e fundit kanë qenë dramatike me Tiranën që sulmonte, por pa gjetur golin. Në një kundërsulm Droth shënon golin e tretë për Haladas, me Tiranën që reagon shumë shpejt dhe ngushton sërish diferencën me golin e Ramadan Alajt. Haladas ruan deri në epërsinë 3-2 dhe arrin fitoren e tretë, duke e mbyllur grupin në vendin e parë dhe duke u kualifikuar për në fazën tjetër të Futsal Champions League.

Lexo edhe :  Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Tirana e mbylli fazën e grupit me 3 pikë në 3 ndeshje. Të gjashta ndeshjet e vlefshme për Grupin C të UEFA Futsal Champions League u luajtën në Tiranë në datat 21-24 gusht dhe u organizuan nga Federata Shqiptare e Futbollit. Duhet theksuar se gjithçka ka shkuar në mënyrën më pozitive të mundshme dhe FSHF ka organizuar me sukses ndeshjet e vlefshme për turneun më të rëndësishëm të turneut kontinental për futbollin e sallës.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV