Maldini, i madh edhe në drejtim, ëndërroj titullin për Milanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paolo Maldini ka shumë ndjesi pozitive në pritje të këtij sezoni të ri që ka nisur në Serinë A dhe mes ëndrrës për titullin kampion, një fushate merkatoje fantastike, por edhe kërcënimeve kundrejt Frenk Kesit që po vonon të rinovojë, drejtori teknik i kuqezinjve nuk e kafshoi gjuhën përpara ndeshjes së djeshme me Sampdorian.

Paolo, sa besoni te mundësia që Ibra e Zhiru mund të luajnë së bashku?

Ideja është ajo që të bëjmë të luajnë gjithmonë lojtarët më në formë, më të mirë. Prandaj, nëse janë në formë të shkëlqyer, kush e tha që Ibra e Zhiru nuk mund të luajnë bashkë. Po, është e vërtetë që kanë një strukturë fizike të ngjashme, por karakteristikat e tyre janë shumë të ndryshme, pasi Ibra nuk është një pykë zone, por di shumë mirë se si të xhirojë si organizator i avancuar rreth një bomberi si Zhiru.

Pas goditjeve që keni bërë, sa i fortë është ky Milan?

Baza është pak e shumë e njëjta, por e them me bindje se ky Milan sivjet është më i fortë se ai i sezonit të kaluar. Në formacionin që do të luajë kundër Sampdorias na mungojnë 5 nga shtyllat kryesore kundrejt një viti më parë, por mendoj se kjo skuadër sivjet është më e fortë. Kemi ende disa lëvizje për të bërë në merkato dhe më pas mendoj se grupi do të jetë i kompletuar.

Rigjeni tifozët në stadium, sa e rëndësishme do të jetë kjo?

Me tifozët u ambientuam edhe gjatë miqësoreve, por ajo që më bëri përshtypje është se edhe pa kapacitet të plotë, zhurma që bënin ishte drithëruese. Për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe ne drejtuesit e dimë se sa të rëndësishëm janë tifozët në stadium, ndryshe nuk është sport. Por tani na takon neve që t’ua shpërblejmë atyre euforinë që kanë.

Lexo edhe :  Si t’i pastroni bizhuteritë e floririt si profesionistë

Zbarkoi edhe Pelegri… Pse një operacion si ky?

Na duhej një tjetër sulmues, pasi nuk është një sekret se Ibra është 40 vjeç dhe Zhiru 35. Përveç tyre mbetemi ende një prej skuadrave më të reja të kampionatit, por duhet të vazhdojmë të punojmë mbi këtë bazë, sepse lojtarët e rinj nga sezoni në sezon do të jenë më të pjekur dhe më të përgatitur për të ardhmen.

Rinovimi i Kesit po vonon, cila është arsyeja dhe ku qëndron problemi?

Mes rinovimeve dhe blerjeve, klubi ka disa linja ekonomike që duhen ruajtur, ndryshe rrezikohen tronditje të mëdha. Në të kaluarën i kemi pasur xhepat plot dhe e kemi paguar Kesin e këdo. Unë dua të besoj se kur bëhen disa zgjedhje, ato duhen menduar me zemër. Jam i hapur për shumë zgjidhje, ndonëse sa jam unë ai që drejtoj linjën e blerjeve dhe rinovimeve, më duket se kam bërë maksimumin për të kënaqur këdo, ndonëse në fund nuk jam shpërblyer nga të gjithë.

Cilat janë shanset që ka Milani për titullin kampion?

Ëndrrat më kanë pëlqyer gjithmonë. Pastaj siç thoshte Fabio Kapelo: Është e drejtë të jesh realist, por ëndrrat nuk mund t’ia frenosh askujt.

Të fundit

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet ne magnitudë 4 Rihter ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Kretë të Greqisë. Sipas institutit Gjeodinamik,...

Si t’i pastroni bizhuteritë e floririt si profesionistë

Le ta pranojmë që bizhuteritë prej ari janë të bukura dhe me vlerë jo vetëm shpirtërore për disa njerëz, por edhe materiale pse jo....

A ka pasur mesazhe mes saj dhe Romeos? Erjola zbulon si qëndron e vërteta

Ish banorja e Big Brother VIP3, Erjola Doçi e cila u skualifikua nga gara vetëm pak ditë më parë, është pyetur sot nga moderatori...

Xavi i përgjigjet talentit brazilian: “Polemika të kota, nuk parashikohej të ishte këtu”

Ditët e fundit në ambientin e Barcelonës po diskutohet shumë rreth Vitor Roque. Sulmuesi u afrua në merkaton e janarit në Katalonjë nga Athletico...

VIDEO/ Momenti i atentatit ndaj kryeministrit sllovak, truprojat ndërhyjnë për të…

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico mbeti i plagosur mesditën e sotme nga një atentat me armë zjarri përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin...

Lajme të tjera

Web TV